Regjistrimi në Olimpiadën XXIII Kombëtare 28 nëntor 2023 (recitime të poezive shqipe)

OLIMPIADA KOMBËTARE "UDHA E SHKRONJAVE"
OLIMPIADA KOMBËTARE "UDHA E SHKRONJAVE"
  • Home
  • Recitim 2023
  • Parashkollori 2022
  • Mesazhe
  • Rregullore 2021
  • FITUESIT 2020
  • GAZETA
  • PROGRAMET
  • Libra Falas
  • UDHA E SHKRONJAVE
  • KANGAROO 2020
  • REFLEKTIME
  • GËZIMI
  • Prindërit
  • Klasa 9-10
  • VOTA IME KONKURS KËRCIMI
  • Naim Frashëri, recitime
  • Drejtoria
  • KURSI ONLINE
  • HISTORI
    • REZULTATET 2019
    • Kompetencë Globale 2019
    • 2018
    • 2017
    • 2016
    • 2015
    • 2014
    • 2013
    • 2012
    • 2011
    • 2010
    • 2009
    • 2008
    • 2007
    • 2006
    • 2005
    • 2004
    • 2003
    • 2002
    • 2001-2000
  • TESTET
  • Rregullore 2020
  • Fëmijët jashtë atdheut
  • More
    • Home
    • Recitim 2023
    • Parashkollori 2022
    • Mesazhe
    • Rregullore 2021
    • FITUESIT 2020
    • GAZETA
    • PROGRAMET
    • Libra Falas
    • UDHA E SHKRONJAVE
    • KANGAROO 2020
    • REFLEKTIME
    • GËZIMI
    • Prindërit
    • Klasa 9-10
    • VOTA IME KONKURS KËRCIMI
    • Naim Frashëri, recitime
    • Drejtoria
    • KURSI ONLINE
    • HISTORI
      • REZULTATET 2019
      • Kompetencë Globale 2019
      • 2018
      • 2017
      • 2016
      • 2015
      • 2014
      • 2013
      • 2012
      • 2011
      • 2010
      • 2009
      • 2008
      • 2007
      • 2006
      • 2005
      • 2004
      • 2003
      • 2002
      • 2001-2000
    • TESTET
    • Rregullore 2020
    • Fëmijët jashtë atdheut
  • Sign In
  • Create Account

  • My Account
  • Signed in as:

  • filler@godaddy.com


  • My Account
  • Sign out

Signed in as:

filler@godaddy.com

  • Home
  • Recitim 2023
  • Parashkollori 2022
  • Mesazhe
  • Rregullore 2021
  • FITUESIT 2020
  • GAZETA
  • PROGRAMET
  • Libra Falas
  • UDHA E SHKRONJAVE
  • KANGAROO 2020
  • REFLEKTIME
  • GËZIMI
  • Prindërit
  • Klasa 9-10
  • VOTA IME KONKURS KËRCIMI
  • Naim Frashëri, recitime
  • Drejtoria
  • KURSI ONLINE
  • HISTORI
    • REZULTATET 2019
    • Kompetencë Globale 2019
    • 2018
    • 2017
    • 2016
    • 2015
    • 2014
    • 2013
    • 2012
    • 2011
    • 2010
    • 2009
    • 2008
    • 2007
    • 2006
    • 2005
    • 2004
    • 2003
    • 2002
    • 2001-2000
  • TESTET
  • Rregullore 2020
  • Fëmijët jashtë atdheut

Account


  • My Account
  • Sign out


  • Sign In
  • My Account

Mirë se erdhët në Olimpiadën XX Kombëtare

Në këtë faqe do të gjeni rregullat dhe udhëzimet e olimpiadës

Udhëzimet dhe rregullat e Olimpiadës XX Kombëtare "Udha e shkronjave" që gjeni në këtë faqe mund të pasurohen ose ndryshohen me kalimin e ditëve duke pasqyruar edhe propozimet e reja. 

Nxënësit dhe prindërit që janë regjistruar të shohin herë pas here forumin tonë në Google Classroom. 

Për të aksesuar këtë, nga ana e shkollës jepen kodet e hyrjes (email dhe fjalëkalim).  

PËR REGJISTRIM KLIKO

çfarë ju duhet ditën e olimpiadës

Internet me shpejtësi të mirë

Internet me shpejtësi të mirë

Internet me shpejtësi të mirë

Pa internet nuk ka test. Interneti duhet të jetë i mirë.  Shikoni cila do të jetë alternativa, nëse interneti ikën. (ndoshta interneti i kompanisë celulare)

Një kamera dhe mikrofon

Internet me shpejtësi të mirë

Internet me shpejtësi të mirë

Kamera dhe mikrofoni i saj siguron komunikimin me olimpiadën dhe mbikqyrjen tonë të nxënësit gjatë testit që zhvillon. 

Desktop ose Laptop

Nxënësi punon me desktop ose me laptop dhe jo me celular. Gjatë kohës së testit ai nuk hap asnjë faqe ose dritare tjetër.

Fleta të bardha për arsyetimin e zgjidhjes

Nxënësit do t'i kërkohet të dorëzojë punën që ka bërë me testin. Në to shënon jo pyetjen por vetëm zgjidhjen dhe ato paraprihen nga numri i pyetjes, p.sh. 1) .... 2) .... (aq sa nxënës mendon që është e arsyeshme)

para ditës së olimpiadës, deri më 25 maj 2020 dërgohet

Një foto për identifikim

Fotoja është si e pasaportës (ballore, nga koka te shpatullat) Fotoja mundësisht në sfond të bardhë. Fotoja duhet të jetë e muajit maj 2020. Mund të bëhet me celular.
Riemërtoni foton (skedarin) emër_mbiemër.jpeg dhe niseni bashkë me dokumentat e tjerë në të njëjtin email
Dërgohet në email: info@udhaeshkronjave.edu.alderi më 25 maj 2020.

Një video mesazh nga nxënësi

 Në video, nxënësi paraqet veten dhe premton respektimin e rregullave të ndershmërisë në garë. 

Teksti i videos: “Unë quhem (emri mbiemri) nxënës/e e klasës (numri i klasës), në shkollën (emri i shkollës) nga qyteti (emri i qytetit). Do të marr pjesë në Olimpiadën XX Kombëtare “Udha e shkronjave” 2020 që zhvillohet Online. Unë zotohem që do të kryej një garë të ndershme duke zbatuar me vetëdije e dëshirë të gjitha rregullat e vendosura në olimpiadë. Urimi  im..... (2-3 fjali)”. 

Video mundet të botohet në faqen e shkollës, për synime të frymëzimit pozitiv.
Emri i videos/skedarit do të jetë për shembull emër_mbiemër.mp4.
Dërgohet në email: info@udhaeshkronjave.edu.alderi më 25 maj 2020. 

Dukument i prindit me zotimin për respektimin e rregullave

 Prindi ose kujdestari (zyrtar) i fëmijës dorëzon të firmosur një deklaratë të tillë (ose videomesazh): 


“Zotohem që ditën e Olimpiadës XX Kombëtare “Udha e shkronjave” që do të zhvillohet online, të krijoj kushtet e duhura që fëmija im (emri mbiemri), nxënës i klasës (numri i klasës) në shkollën (emri i shkollës) nga qyteti (emri i qytetit) të realizojë një garë të ndershme, sipas rregullave të Olimpiadës XX Kombëtare “Udha e shkronjave” . Nëse prindi zgjedh një videomesazh, mundet të shtojë edhe 2-3 fjali të tjera si mesazh të vetin. 


Formulari do t’u jepet prindërve për ta firmosur. Ata pasi e firmosin, e skanojnë ose fotografojnë dhe na i nisin.

* Emri i videos/skedarit do të jetë për shembull emër_mbiemër.mp4 ose emër_mbiemër.pdf.
* Dërgohet në email: info@udhaeshkronjave.edu.alderi më 25 maj 2020.

Prova me kamera

Një ose disa ditë më para, nxënësit do t’i kërkohet të bëjë një seancë prove me kamera të nvendosur në një pozicion ku ne mundet të shohim dhe të udhëzojmë se di duhet të jetë ditën e testit e vendosur kamera. Pasi caktohet një vend i caktuar kameras, nxënësi nuk mundet ta ndryshojë vendndodhjen ditën e olimpiadës.


Shënim: Familja kujdeset që si gjatë provës ashtu edhe gjatë ditës së olimpiadës, vendosja e kompjuterit, pozicioni i kameras të jetë në një vend që nuk ekspozon shumë objekte personale në shtëpi (pra të duket vetëm mur, tavolinë, karrige ... dhe asgjë tjetër).  

Projekti i Kompetencës Globale

Sipas udhëzimeve të dhëna (shih udhëzuesin "Tema e Kompetencës Globale 2020") dy dokumenta duhen dorëzuar deri në datën 25 maj 2020. 

Raporti kërkimor, në PDF (titulluar emer_mbiemer_kerkimi.pdf )

Projekti/dëshmia e veprimit (titulluar emer_mbiemer_veprimi, lloji i dokumentit varet nga zgjedhja e nxënësit)


Dërgohet në info@udhaeshkronjave.edu.al deri në datën 25 maj 2020.

Ndihma për nxënësin

Ndihma për nxënësin jepet në forumet në Google Classroom, ku do të regjistrohen 100% e nxënësve të olimpiadës. 

Ndihma për prindin, në whatsapp 0692076068. 

Dokumentacioni dërgohet vetëm në info@udhaeshkronjave.edu.al jo në mënyra të tjera.  

REGJISTROHU NË OLIMPIADË

Recitimet e vjershave të programit me video - pjesë e vlerësimit në gjuhë shqipe

DETYRA: Të gjithë nxënësit do të recitojnë në video "TË GJITHA" poezitë që janë në programin e Olimpiadës XX Kombëtare për gjuhën shqipe. (shikoni programet). Vlerësimi i recitimit me video do të jetë pjesë e vlerësimit në garën e gjuhës për të gjithë nxënësit. 


Udhëzimet për këtë janë: 


  • Nxënësi e regjistron videon mundësisht, por jo detyrimisht, në një mjedis të jashtëm me ndriçim të mirë. Cilësia e videos do të ketë 30% të vlerësimit të vetë recitimit. 
  • Nxënësi në fillim të videos thotë saktësisht këto fjalë: "Unë jam (emri mbiemri), klasa, nga qyteti. Në këtë video do të gjeni recitimet e mia të vjershave të programit të Olimpiadës XX Kombëtare "Udha e shkronjave". 
  • Mirë është që videot të jenë të bashkuara në një skedar dhe jo në skedarë të ndryshëm. 


KOHA E DËRGIMIT TË VIDEOVE: 25-30 maj 2020


Dërgimi me email. 

Adresa e vetme ku jepen videot do të jetë: info@udhaeshkronjave.edu.al (jo në adresa të tjera, jo në në whatsapp, jo në messenger).  Në subjektin e emailit që na dërgohet të shënohet, kodi i nxënësit që merr nga olimpiada, emri mbiemri dhe fjalët "Videorecitimet", p.sh. "4002, Ardit Zela, videorecitimet". 


Shembuj videorecitimesh, nga viti 2016 


DARION BARI (Tiranë) - Vjersha "Korça" - Naim Frashëri

PELLAZG FUSHA (Gjirokastër) - Pelasgët, shqiptarët - Naim Frashëri 

ERA MILO (Përmet) - Naim Frashëri 

ERBLINA GASHI (Prishtinë) - Bagëti e Bujqësi - Naim Frashëri

EDI BERISHA (Prishtinë) - Gjuha jonë - Naim Frashëri 

SARA GOLLOBËRDA (Korçë) - Lutjet - Naim Frashëri

ORELG GJONI (Ersekë) - Djali dhe zogu - Naim Frashëri 

ATILDA MBROZI (Pukë) - Porositë e Gjon Kastriotit - Naim Frashëri

SARA ÇAUSHI (Lushnje) - Jemi vetëm shqipëtarë - Naim Frashëri 

LISA KRASNIQI (Tiranë) - Falja - Naim Frashëri 

OHRID QEVA (Pogradec) - Në mundsh - Kipling

UJEZA DIBRA (Shkodër) - Bagëti e bujqësi - Naim Frashëri

LIVIA POÇKA (Pogradec) - Mëngjes - Lasgush Poradeci

BIANKA KASO (Bilisht) - Pulëbardha - Dritëro Agolli

Klasa 6 (Olimpiada) - Fjalët e qiririt - Naim Frashëri

Klasa 5 (Olimpiada) - Ti Shqipëri, më jep nder - Naim Frashëri

Klasa 4 (Olimpiada) - Shqipëri, o jetëgjatë - Naim Frashëri

Klasa 2 (Olimpiada) - Ku kemi lerë - Andon Zako Çajupi






ditën e olimpiadës: çfarë ndodh

60 minuta para të jesh online

 Nxënësi, me praninë e prindit, duhet të jetë me kameran hapur 60 minuta para zhvillimit të testit. Gjatë kësaj kohe do të bëhet verifikimi i kamerave dhe konfirmimi që gjithçka është në rregull.  Nga shkolla do të jetë dhënë linku i takimit në emailin e nxënësit emer@udhaeshkronjave.edu.al (që i jepet nxënësit disa ditë para)

15 minuta para qëndrohet vetëm në dhomë

Pasi prindi ka vendosur gjithçka në rregull (pozicionimin e kameras, logimin në faqe, letrat për mbajtjen e shënimeve), largohet nga dhoma. 

Logimi në faqe

Nxënësi mban në një letër username dhe fjalëkalimin dhe faqen. Më parë këto janë bërë gati edhe me praninë e prindit. Udhëzimet vijnë nga "Udha e shkronjave". Në çdo rast, forumi në Google Classroom është vendi ku jepen udhëzimet online dhe deri në çastin e fundit. Ndaj nxënësi do të mbajë hapur forumin në Google Classroom derisa të fillojë testi.

Kamera, komunikimi me mbikqyrësit dhe lejet

Për të kërkuar leje, nxënësi komunikon me mbikqyrësin përmes mikrofonit të  lidhur me kameran. Nëse nuk komunikon dot për 3 minuta, thjesht vijon punën me testin. Nëse ka nevojë urgjente, duhet të mbajë shënim (ora - arsyeja) çastin e shkëputjes në një formular, por duhet ditur që shkëputja e sinjalit të kameras do të quhet prekje e integritetit të testit, ndaj kamera nuk mbyllet për asnjë çast. 

Foto selfie gjatë testit

 Për çështje identifikimi, mundet që gjatë testit, t’i kërkohet nxënësit të bëjë foto “selfi” ku të shfaqet “ai/ajo” dhe “ekrani” (ku është shënuar një mesazh i caktuar). Këto foto do të dërgohen po atë ditë në info@udhaeshkronjave.edu.alnga adresa email e nxënësit (pra jo nga personalja, por nga ajo që ne kemi dhënë për secilin nxënës, pra emer@udhaeshkronjave.edu.al). Fotot duhet të dëshmojnë saktësisht datën dhe orën dhe nuk duhen përpunuar me përpunes fotosh. 

Nxënësi mban me kujdes shënimet dhe përgjigjet

Shënimet janë pjesë e rëndësishme e integritetit të testit.  Nxënësi ka printuar më parë, modelet që ne do t'i japim dhe do të mbajë aty shënimet me shkrim dore. Këto fleta do të skanohen ose fotografohen mirë dhe do të nisen po atë ditë të renditura në një dokument PDF (jo disa dokumente), të renditura sipas garave dhe numrave të faqes, sipas kësaj radhe: Gjuha shqipe, Matematika, Shkenca dhe Kompetenca Globale dhe Anglishtja. 


Dërgimi me email bëhet ditën e olimpiadës në adresën e emailit info@udhaeshkronjave.edu.al 

REGJISTROHU NË OLIMPIADË

olimpiada xx kombëtare - një vit jubilar

Regjistrimet janë të hapura

Olimpiada do të zhvillohet në datën 6 qershor 2020, online pra nga shtëpia.


Viti i njëzetë i Olimpiadës Kombëtare "Udha e shkronjave" do të shërbejë si një reflektim yni për çfarë kemi marritur përmes 20 vjetëve që zhvillojmë këtë olimpiadë. 


Zhvillim ka marrë tashmë edhe konkurrimi për shkollat e mesme duke shfrytëzuar rezultatet në certifikimet ndërkombëtare Cambridge IGCSE dhe në Cambridge A Level. 


KATËR GARAT


  • Gjuha shqipe - Është një garë që kryesisht teston sintaksën, morfologjinë, drejtshkrimin dhe kryesisht poezinë shqipe. 


  • Matematika - Konkurrimi përqëndrohet siç është tradita në problemzgjidhjen. Si bazë teorike orientimi është të mbështeten në programin shtetëror.  Klasa 9 duhet të bëjë IGCSE në matematikë që të marrë medalje.


  • Shkenca - Konkurrimi mbështetet kryesisht në programet shtetërore. 


  • Kompetenca Globale - Zhvillon aftësitë e shekullit 21: kërkimin, analizën, vlerësimin, reflektimin, komunikimin dhe bashkëpunimin.  Tema për sivjet është "Kujdesi për shëndetin".  
  • Anglisht - Është një garë fakultative që do të zhvillohet sivjet për herë të parë dhe synimi do të jetë vetëm gramatika (jo të folurit, jo të dëgjuarit).


Certifikata, Dëshmia e Arritjeve, Medaljet dhe Trofetë


Nxënësit marrin "Certifikatën e pjesëmarrjes" në Olimpiadë, ditën e konkursit. 

"Dëshmia e Arritjeve" përmban 5 nota dhe 5 vlerësime: Kompetencë Globale, Matematikë, Gjuhë shqipe, Shkencë dhe Formimi i Përgjithshëm. Notat janë A*, A, B, C, D, E, F, G. Vlerësimet "Shkëlqyeshëm" (A*, A), "Shumë mirë" (B, C), "Mirë" (D, E). Nota në "Formim të përgjithshëm" jepet vetëm nëse janë kryer të katër garat. Nxënësit që nuk kryejnë garën e Kompetencës Globale (është fakultative) marrin vetëm 3 vlerësime në Matematikë, Gjuhë shqipe dhe Shkencë. Vetëm nxënësit që kryejnë edhe Kompetencën Globale, kanë të drejtë të kenë një vlerësim në Formim të Përgjithshëm që del si një mesatare e katër rezultateve në katër garat. 

Medalje marrin nxënësit që renditen në vendin 1, 2 ose 3, në secilën nga garat.  Në garën e Kompetencës Globale, nuk ka një renditje për klasë, por një renditje për të gjitha projektet, pavarësisht nga klasat. Mund të ketë që ndonjë klasë s'ka asnjë fitues dhe mund të ketë klasa me më shumë se 3 fitues. Kjo varet nga cilësia e projekteve që marrim.  Pritet që rreth 10 nxënës të marrin medalje në Kompetencë Globale. 

Për regjistrime

Kliko linkun më poshtë

REGJISTROHU NË OLIMPIADË

Tema e Kompetencës Globale ® 2020: "kujdesi për shëndetin"

Pse kjo temë?

Kompetenca Globale ® është një markë e regjistruar e shkollës "Udha e shkronjave".  


Me përkufizim ne kuptojmë atë që është dhënë nga autorët Veronica Boix Mansilla dhe Anthony Jackson:  "Kompetencë globale është aftësia dhe gatshmëria për të kuptuar dhe për të vepruar në çështje me rëndësi globale". 


Për ta dëshmuar këtë kompetencë në Olimpiadën XX Kombëtare "Udha e shkronjave" së pari duhet të kemi një çështje me rëndësi globale. Kjo jepet si temë nga "Udha e shkronjave", organizatore e Olimpiadës Kombëtare.  Tema e sivjetme është "Kujdesi për shëndetin". Është kaq evidente që çështja është me rëndësi globale, sa nuk duhet shumë punë që çdo kush ta argumentojë.  


Ne besojmë që ashtu si në tre garat e fundit, ku temat ishin "Të drejtat e fëmijëve", "Bujaria", "Fisi" edhe për "Kujdesi për shëndetin" do të na vijnë projekte të shkëlqyera. 

Artur Shkurti - autor i garës

Udhëzimi për temat e Kompetencës Globale ® nga Artur Shkurti, drejtor i shkollës "Udha e shkronjave", disa herë i trainuar në Cambridge Assessment International Education për programin Cambridge Global Perspectives. Edhe korrigjimi i projekteve bëhet nga Artur Shkurti

Regjistrohu

Programet e Olimpiadës XX Kombëtare "Udha e shkronjave"

Për të lexuar programet e katër garave dhe për të patur edhe shembuj tezash, klikoni linkun.

Programet e Olimpiadës XX Kombëtare

Mendimet e nxënësve për temat e kompetencës globale

Nxënësit e klasës së gjashtë, vjet më 6 qershor 2019, pasi mbaruan olimpiadën, patën mundësinë të shprehen edhe për temat e Kompetencës Globale për vitin e ardhshëm, pra për këtë vit që flasim. Folën për mundësinë që nxënësit të zgjidhnin gjuhën dhe komunikimin, kujdesin për shëndetin, botën digjitale, konfliktin dhe paqen, tregtinë dhe ndihmën, punësimin, edukimin për të gjithë, njeriun dhe gjallesat, kujdesi për mjedisin dhe sistemet e besimit. 

gERTI KOSTA, NJË NGA FITUESIT E KOMPENCËS GLOBALE 2019

Tema e vitit të kaluar ishte "Fisi shqiptar". Nxënësit hetuan rreth fisit të tyre dhe dhanë edhe mendime sepse është i rëndësishëm fisi. Nxënësit morën intervista, bënë një klasifikim të gjetjeve dhe i paraqitën gjetjet në një mënyrë të bukur.  Në videon më poshtë ju keni videon e përgatitur nga nxënësi Gerti Kosta që ishte dëshmia e veprimit, krahas punës së shkruar që ai dorëzoi dhe përgjigjes së pyetjeve.  Gerti u shpall fitues. Gjithsej ishin 10 fitues në Kompetencën Globale 2019.

Fitues në kompetencën globale 2017, nxënës nga korça

Tema e Kompetencës Globale ® "Udha e shkronjave" për vitin 2017 ishte "Të drejtat e fëmijës". Nxënësit e shkollës "Stavri Themeli" të përgatitur nga mësuesja e  pasionuar Irena Visi, zgjodhën që përmes projektit të tyre të ndihmonin fëmijët me autizëm. Ky projekt u shpall fitues dhe nxënësit e projektit që u paraqitën në Olimpiadën XVII Kombëtare 2017, morën medalje në garën e Kompetencës Globale: Aris Bellovoda, Tomas Simaku, Anisa Isallari, Vangjel Qirici, Sabrina Tringovski.

gazeta e olimpiadës

  • Home
  • Recitim 2023
  • Parashkollori 2022
  • Mesazhe
  • Rregullore 2021
  • FITUESIT 2020
  • GAZETA
  • PROGRAMET
  • UDHA E SHKRONJAVE
  • KANGAROO 2020
  • GËZIMI
  • Prindërit
  • Klasa 9-10
  • VOTA IME KONKURS KËRCIMI
  • KURSI ONLINE
  • REZULTATET 2019
  • Kompetencë Globale 2019
  • Rregullore 2020
  • Fëmijët jashtë atdheut

Olimpiada Kombëtare "Udha e shkronjave" ®

"Udha e shkronjave" rr. Qemal Stafa, 124, Tirana,

069 207 6068

Copyright "UDHA E SHKRONJAVE"  rr. Qemal Stafa, 124, Tiranë, Shqipëri - cel 0692076068

Powered by

Politika për Cookie

Hosti i kësaj faqeje GoDaddy përdor cookies, mbi të cilat ne nuk kemi kontroll, por besojmë në përdorimin e tyre korrekt. Duke vijuar të përdorni faqen tonë ju lejoni përdorimin e tyre sipas politikës që kompania e hostimit të faqes ka.

Prano & Mbyll