Gjuha shqipe Online - për fëmijët që jetojnë jashtë atdheut.

OLIMPIADA KOMBËTARE "UDHA E SHKRONJAVE"
OLIMPIADA KOMBËTARE "UDHA E SHKRONJAVE"
  • Home
  • Parashkollori 2022
  • Mesazhe
  • Rregullore 2021
  • FITUESIT 2020
  • GAZETA
  • PROGRAMET
  • Libra Falas
  • UDHA E SHKRONJAVE
  • KANGAROO 2020
  • REFLEKTIME
  • GËZIMI
  • Prindërit
  • Klasa 9-10
  • VOTA IME KONKURS KËRCIMI
  • Naim Frashëri, recitime
  • Drejtoria
  • KURSI ONLINE
  • HISTORI
    • REZULTATET 2019
    • Kompetencë Globale 2019
    • 2018
    • 2017
    • 2016
    • 2015
    • 2014
    • 2013
    • 2012
    • 2011
    • 2010
    • 2009
    • 2008
    • 2007
    • 2006
    • 2005
    • 2004
    • 2003
    • 2002
    • 2001-2000
  • TESTET
  • Rregullore 2020
  • Fëmijët jashtë atdheut
  • More
    • Home
    • Parashkollori 2022
    • Mesazhe
    • Rregullore 2021
    • FITUESIT 2020
    • GAZETA
    • PROGRAMET
    • Libra Falas
    • UDHA E SHKRONJAVE
    • KANGAROO 2020
    • REFLEKTIME
    • GËZIMI
    • Prindërit
    • Klasa 9-10
    • VOTA IME KONKURS KËRCIMI
    • Naim Frashëri, recitime
    • Drejtoria
    • KURSI ONLINE
    • HISTORI
      • REZULTATET 2019
      • Kompetencë Globale 2019
      • 2018
      • 2017
      • 2016
      • 2015
      • 2014
      • 2013
      • 2012
      • 2011
      • 2010
      • 2009
      • 2008
      • 2007
      • 2006
      • 2005
      • 2004
      • 2003
      • 2002
      • 2001-2000
    • TESTET
    • Rregullore 2020
    • Fëmijët jashtë atdheut
  • Sign In
  • Create Account

  • My Account
  • Signed in as:

  • filler@godaddy.com


  • My Account
  • Sign out

Signed in as:

filler@godaddy.com

  • Home
  • Parashkollori 2022
  • Mesazhe
  • Rregullore 2021
  • FITUESIT 2020
  • GAZETA
  • PROGRAMET
  • Libra Falas
  • UDHA E SHKRONJAVE
  • KANGAROO 2020
  • REFLEKTIME
  • GËZIMI
  • Prindërit
  • Klasa 9-10
  • VOTA IME KONKURS KËRCIMI
  • Naim Frashëri, recitime
  • Drejtoria
  • KURSI ONLINE
  • HISTORI
    • REZULTATET 2019
    • Kompetencë Globale 2019
    • 2018
    • 2017
    • 2016
    • 2015
    • 2014
    • 2013
    • 2012
    • 2011
    • 2010
    • 2009
    • 2008
    • 2007
    • 2006
    • 2005
    • 2004
    • 2003
    • 2002
    • 2001-2000
  • TESTET
  • Rregullore 2020
  • Fëmijët jashtë atdheut

Account


  • My Account
  • Sign out


  • Sign In
  • My Account

069 207 6068

Olimpiada XXII Kombëtare për gjuhën shqipe, 29-30 TETOR 2022

Olimpiada XXII Kombëtare për gjuhën shqipe, 29-30 TETOR 2022Olimpiada XXII Kombëtare për gjuhën shqipe, 29-30 TETOR 2022Olimpiada XXII Kombëtare për gjuhën shqipe, 29-30 TETOR 2022

069 207 6068

Olimpiada XXII Kombëtare për gjuhën shqipe, 29-30 TETOR 2022

Olimpiada XXII Kombëtare për gjuhën shqipe, 29-30 TETOR 2022Olimpiada XXII Kombëtare për gjuhën shqipe, 29-30 TETOR 2022Olimpiada XXII Kombëtare për gjuhën shqipe, 29-30 TETOR 2022

UDHËZIME TË RËNDËSISHME

Për fëmijët brenda atdheut

Për fëmijët brenda atdheut

Për fëmijët brenda atdheut

U këshillojmë pjesëmarrjen në Olimpiadën XXII Kombëtare të gjuhës shqipe (29-30 tetor 2022) që ka dy komponentë: videorecitimin që dorëzohet deri në 22 tetor 2022 dhe testin që bëhet në 29-30 tetor 2022.

Libri me udhëzime

Për fëmijët jashtë atdheut

Për fëmijët brenda atdheut

Për fëmijët brenda atdheut

Këshillojmë pjesëmarrjen në Konkursin e Recitimit të Poezive Shqipe. Videorecitimet do të dorëzohen  deri 20 nëntor 2022. Programi dhe udhëzimet janë në një libër të veçantë që e gjeni në linkun më poshtë. 

Konkursi i poezisë shqipe

Formulari i regjistrimit

Formulari i regjistrimit

Formulari i regjistrimit

Për t'u regjistruar në Olimpiadën XXII Kombëtare, plotësisht apo vetëm në konkursin e recitimit të poezive shqipe, klikoni butonin që ju hap formularin e regjistrimit.

Formulari i regjistrimit

Na kontaktoni

Formulari i regjistrimit

Formulari i regjistrimit

Për më shumë informacion na shkruani në whatsapp në (355) 692076068 ose e-mail info@udhaeshkronjave.edu.al 

Programi i Olimpiadës XXII Kombëtare dhe udhëzimet

Puna me zërin në recitim - nga Artur Shkurti

Kemi krijuar dy video me udhëzime për recitimin. Një video përqëndrohet tek komenti dhe tjetra tek puna me zërin. 

Komenti i poezive (shembull "kënga e abetares")

Kemi krijuar dy video me udhëzime për recitimin. Një video përqëndrohet tek komenti dhe tjetra tek puna me zërin. 

Shembuj tezash nga "Udha e shkronjave"

Më poshtë keni 9 teza provë nga "Udha e shkronjave" për të shkarkuar dhe për t'u ushtruar me to. 

Klasa 1 - Udha e shkronjave - Olimpiada (pdf)Download
Klasa 2 - Udha e shkronjave - Olimpiada (pdf)Download
Klasa 3 - Udha e shkronjave - Olimpiada (pdf)Download
klasa 4 - Udha e shkronjave - Olimpiada (pdf)Download
Klasa 7 - Udha e shkronjave - Olimpiada (pdf)Download
Klasa 8 - Udha e shkronjave - Olimpiada (pdf)Download
Klasa 9 - Udha e shkronjave - Olimpiada (pdf)Download

Olimpiada XXII kombëtare e gjuhës shqipe - 29-30.10.2022

Regjistrimi nga mësuesit e gjuhës shqipe dhe ciklit të ulët

"Udha e shkronjave" do të organizojë Olimpiadën XXII Kombëtare në lëndën gjuhë shqipe në datat 29-30 tetor 2022. E veçantë për këtë olimpiadë se ajo del e shkëputur nga matematika dhe shkenca (që do të realizohen më vonë).


Sami Frashëri thotë: "Shqipëri pa shqiptarë nuk ka, shqiptarë pa gjuhë shqipe nuk ka he gjuhë shqipe pa shkolla që ta mësojnë atë nuk ka". 

Gjuha shqipe ka detyra identitare dhe rritja e cilësisë dhe bukurisë se si ajo i ofrohet nxënësit shqiptar thellësisht ndikon frymëzimin e tij, lidhjen me kulturën shqiptare, me kombin me vendin në përgjithësi.

 

Olimpiada Kombëtare "Udha e shkronjave" është e vetmja olimpiadë në nivel kombëtar për moshat 5-15 vjeç që ka një garë për gjuhën shqipe. 


Kjo garë ia ka shtuar edhe bukurinë edhe shkëlqimin mënyrës se si  i ofrohet gjuha shqipe nxënësit të shkëlqyer nga sistemi arsimor të cilin përfaqëson edhe vetë olimpiada kombëtare. 


Një nga arritjet e kësaj olimpiade në vite janë 200 videorecitimet e nxënësve me rastin e 170 vjetorit të lindjes së poetit kombëtar Naim Frashëri, pjesë e garës së gjuhës shqipe në Olimpiadën XVI Kombëtare  "Udha e shkronjave" (2016). Videot janë botuar në youtube. Në vijim disa linke për t'i parë edhe si modele meqë edhe sivjet do të ndjekim të njëjtën metodë:

Era Milo (Përmet), Edi Berisha (Prishtinë), Pellazg Fusha (Gjirokastër), Darion Bari (Tiranë), Lisa Krasniqi (Tiranë), Shega dhe Joni Bregu (Fier),  Sara Gollobërda (Korçë), Ujeza Dibra (Shkodër), Joel Dafa (Tiranë), Orelg Gjoni (Ersekë), Sabrina Tringovski (Korçë), Sara Çaushi (Lushnje), Erson Mani (Shkodër), Laert Dollani (Berat). 


Një tjetër arritje ka qenë botimi i librit "Lundroj në mendimet e mia" me 50 krijime të zgjedhura nga 750 të tilla të nxënësve të Olimpiadës Kombëtare në vitin 2005. 


Nxënësit që marrin pjesë në garën e gjuhës shqipe forcohen në të gjitha fushat e kësaj lënde: morfologji, sintaksë, drejtshkrim, fjalëformim, dhe nga letërsia ne zgjedhim poezitë shqipe. Tashmë kemi një fond poezish të bukura të traditës që janë pjesë e programit të olimpiadës kombëtare. 


Tezat që do të jenë këtë vit, do të kenë të bëjnë me arritjet e një klase më parë, pra nëse nxënësi aktualisht është në klasën e shtatë, ai do të quhet se hyn në garën për klasën e gjashtë, meqë vetëm ia program ka përfunduar plotësisht dhe Olimpiada XXII Kombëtare i takon atij viti. 

Gara e gjuhës shqipe në Olimpiadën XXII Kombëtare "Udha e shkronjave" do të zhvillohet në datat 29-30 tetor 2022. Para se të regjistrohen në testin e datës 29-30 tetor, nxënësit do të regjistrojnë një videoregjistrim të një pjese letrare  që do të jetë pjesë e seleksionimit dhe e vlerësimit. 


Video do të dërgohet deri në datën 22 tetor 2022 (për nxënësit jashtë atdheut deri më 20 nëntor 2022). Nxënësit do të udhëzohen nga ana jonë për pjesët që duhet të zgjedhin për videorecitimin. 


Regjistrimi në olimpiadë do të quhet i kryer vetëm për nxënësit që kanë dorëzuar videoregjistrimin dhe që janë përzgjedhur në bazë të tij. Pagesa për regjistrim do të kryhet vetëm pasi të jetë bërë seleksionimi dhe do të jetë 2000 lekë. 

Regjistrimi nga mësuesit

Regjistrimi në olimpiadë kryhet nga mësuesit e gjuhës shqipe dhe të ciklit të ulët


Nxënësi ose prindi duhet të kontaktojë mësuesen e gjuhës shqipe (klasa 6-9) ose të ciklit të ulët (klasa 1-5).  


Përfitimi i regjistrimit nga ana e mësuesit:


  • Mësuesi jep referencë për fëmijën. 
  • Mësuesi ndihmon nxënësin për një përfaqësim sa më të mirë. 
  • Mundet që referemin ta bëjë edhe mësuesi i një shkolle tjetër.

Formulari i regjistrimit

Tipare të kurseve online për gjuhën shqipe nga "udha e shkro

Në këtë video shpjegohen sfidat që përballojnë kurset online të gjuhës shqipe që organizohen nga "Udha e shkronjave"

RRETH NESH

OLIMPIADA XXII KOMBËTARE "UDHA E SHKRONJAVE" ® PËR MATEMATIKË

Olimpiada XXII Kombëtare "Udha e shkronjave" ® ende është duke u përgatitur. Ndërkohë në faqe gjeni informacionin e vjetshëm. 

Rreth 100 nxënës vlerësohen me çmime

Rreth 100 nxënës marrin çmime çdo vit, në të katër garat për klasat 1-12.  

Nxënësit parashkollorë marrin certifikata me vlerësimet "Shkëlqyeshëm", "Shumë mirë" dhe "Mirë". Nxënësit e vendeve të para marrin medalje, diplomë dhe troffe. Nxënësit e vendit të dytë dhe të tretë marrin medalje,  dhe diplomë. Vitet e fundit diplomat janë të punuara në mënyrë artizanale në bakër. 

REGJISTRI I AMZËS SË OLIMPIADËS KOMBËTARE "UDHA E SHKRONJAVE" ®

Për të gjitha olimpiadat kombëtare që janë zhvilluar nga shkolla "Udha e shkronjave", tashmë kemi një regjistër amze, që do të thotë se nxënësi i interesuar për të ditur rezultatet e tij historike tashmë do të ketë këtë mundësi. 

Ceremonia online e çmimeve të olimpiadës 2020

Ju ftojmë të ndiqni Ceremoninë Online të shpalljes së çmimeve të Olimpiadës XX Kombëtare "Udha e shkronjave" ® që u zhvillua në qershor 2020.

Fituesit e Olimpiadës XIX Kombëtare

 Më 22 qershor 2019, në mjediset e Hotel Tirana International u zhvillua ceremonia e çmimeve të Olimpiadës XIX Kombëtare "Udha e shkronjave" (1-9 qershor 2019).  

Përshëndetje e prof.dr. albert frashëri

Të dashur nxanës, qytetarë të Shqipërisë së ardhshme, të nderuar mësues të “Udhës së shkronjave”,

Nuk munda të përfitoj nga bujaria Juaj duke më ftuar të isha i pranishëm në këtë ngjarje të shënuar të vitit të ri shkollor. Rrethanat nuk ma sollën të mundur ta kem këtë kënaqësi, por kam menduar vazhdimisht këto ditë për mësuesit dhe stafin drejtues të shkollës suaj, që sipas mendimit tim të përunjur, kanë një koncept thellësisht demokratik e modern për të mësuarit. 


Përse kjo bindja ime?


Shkolla juaj sheh formimin e qytetarit si qellim kryesor të arsimimit. Në këtë formim ata përpiqen të ndërtojnë përmes përvojave pozitive e të përparuara, aspektin kulturor e atë shkencor të formimit tuaj.


Formimi i njeriut përmes shkollës, si qytetar i ardhshëm i një shoqërie demokratike, ka vërtet nevojë për lëndë  shkencore e humanistike, ku gjuha amtare dhe matematika luajnë një rol të dorës së parë në çdo vend të botës. Por ju me sa kuptoj unë, nuk kini krijuar asnjë hierarki të lëndëve, por në ecjen tuaj keni vlerësuar njëlloj të gjitha disiplinat.

Kjo mendoj bën që proçesi i formimit tuaj të ketë një ekulibër të vërtetë e, për pasojë, të zhvillohet në harmoni me të gjitha kërkesat që natyra ka paracaktuar për formimin e njeriut.


Ekuilibri e harmonia për të cilën fola më lart, janë shprehje edhe e të së Bukurës që do të jetë gjithmonë më e pranishme në qënien tuaj. Që nga koha e Sokratit dhe e Platonit, e Bukura shihet si shprehje e Mirësisë, të cilën nuk duhet ta largoni nga shpirti dhe vepra juaj. Të konceptosh, në vend të një Olimpiade matematike apo të fizikës, një tjetër olimpiadë që krahas formimit shkencor, sheh edhe formimin e përgjithshëm të nxanësit, do të thotë që shkolla nuk synon aspekte thjesht teknike të përgatitjes suaj, por thelbin e njeriut që shkolla krijon së bashku me familjen. Mendoj që ky ashtë një hap i madh, i guximshëm e modern në idenë themelore të të mësuarit. Jam i bindur për sa them sepse e Juaja ashtë një shkollë që formon njeriun e jo thjesht pamjet teknokrate te tij. Dua të mbroj këtë bindej timen për punën që bëjnë mësuesit dhe drejtuesit tuaj, duke cituar qytetarin e madh të shekullit të kaluar, Albert Einstein:


Së pari: “Duhet të kemi kujdes të mos e shohim intelektin si një Zot; intelekti ka, natyrisht, muskuj të fuqishëm, por asnjë personalitet.”


Së dyti, shikoni sa përputhet mendimi i këtij njeriu të madh, me realitetin e shkollës suaj, kur thotë:

“Shkolla duhet të kujdeset që i riu të formojë një personalitet harmonioz e jo i katandisur në një specialist. Përndryshe, përfundon Einstein, me atë specializmin e tij, i riu më shumë se çdo gjë do të ngjante me një qen të stërvitur mirë.” [“New York Times”, 5 tetor 1952]


Ideja që formimi të njeriut duhet të jetë qëllimi kardinal i shkollës, ashtë përpunuar mrekullisht nga Rilindasit tanë që ju i studjoni me aq kujdes e dashuri. 


Paçi mbarësi në punën tuaj fisnike e qofshi një model për të gjithë sistemin arsimor të vendit.


Albert Frashëri


* Përshëndetja dërguar me rastin e Ceremonisë Festive të ndarjes së Çmimeve të Olimpiadës XIII Kombëtare dhe të çeljes së vitit shkollor 2013-2014, organizuar nga “Udhae shkronjave”, më 1 shtator 2013.


*  Prof.Dr Albert Frashëri, banues në Umbria (Italy), titullar në katedrën e matematikës dhe të fizikës në licetë shkencorë të Viterbo, Parma dhe, në 10 vitet e fundit të karrierës, në Liceun Shkencor “A. Volta” në Spoleto. Lindur në Shqipëri, (me qytetari italiane që nga lindja), ku ka punuar deri në 1990, si studiues (kërkues) pranë Departamentit të Matematikës të Institutit Kombëtar të Kërkimeve mbi Arsimin. Në vitet e fundit të qëndrimit në Shqipëri ka qenë përgjegjës i departamentit. Fushë e kërkimit ishte reforma e arsimit matematikor në shkollat e çdo cikli dhe klase dhe që lidhej me përmbajtjet dhe metodologjitë e mësimdhënies.  


Ku ndodhet "Udha e shkronjave"

Na kontaktoni

Shkruaj diçka

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.

Mund të jetë më mirë të na takoni në zyrë!

Jemi tepër të interesuar për orientimin afatgjatë të nxënësit të shkëlqyer që e bën atë të aftë të jetë konkurrues për vend në universitetet më të mira të botës

Olimpiada Kombëtare "Udha e shkronjave" ®

rr. Qemal Stafa, nr.124, TIRANA, TIRANA AL, al

069 207 6068

Orët kur jemi hapur

Today

Closed

Regjistro EMAILIN TËND

Do të jesh ndër të parët që njoftohesh për të rejat nga Olimpiada Kombëtare "Udha e shkronjave"

Social

  • Home
  • Parashkollori 2022
  • Mesazhe
  • Rregullore 2021
  • FITUESIT 2020
  • GAZETA
  • PROGRAMET
  • UDHA E SHKRONJAVE
  • KANGAROO 2020
  • GËZIMI
  • Prindërit
  • Klasa 9-10
  • VOTA IME KONKURS KËRCIMI
  • KURSI ONLINE
  • REZULTATET 2019
  • Kompetencë Globale 2019
  • Rregullore 2020
  • Fëmijët jashtë atdheut

Olimpiada Kombëtare "Udha e shkronjave" ®

"Udha e shkronjave" rr. Qemal Stafa, 124, Tirana,

069 207 6068

Copyright "UDHA E SHKRONJAVE"  rr. Qemal Stafa, 124, Tiranë, Shqipëri - cel 0692076068

Powered by GoDaddy

Politika për Cookie

Hosti i kësaj faqeje GoDaddy përdor cookies, mbi të cilat ne nuk kemi kontroll, por besojmë në përdorimin e tyre korrekt. Duke vijuar të përdorni faqen tonë ju lejoni përdorimin e tyre sipas politikës që kompania e hostimit të faqes ka.

Prano & Mbyll