Regjistrimi në Olimpiadën XXIII Kombëtare 28 nëntor 2023 (recitime të poezive shqipe)

OLIMPIADA KOMBËTARE "UDHA E SHKRONJAVE"
OLIMPIADA KOMBËTARE "UDHA E SHKRONJAVE"
  • Home
  • Recitim 2023
  • Parashkollori 2022
  • Mesazhe
  • Rregullore 2021
  • FITUESIT 2020
  • GAZETA
  • PROGRAMET
  • Libra Falas
  • UDHA E SHKRONJAVE
  • KANGAROO 2020
  • REFLEKTIME
  • GËZIMI
  • Prindërit
  • Klasa 9-10
  • VOTA IME KONKURS KËRCIMI
  • Naim Frashëri, recitime
  • Drejtoria
  • KURSI ONLINE
  • HISTORI
    • REZULTATET 2019
    • Kompetencë Globale 2019
    • 2018
    • 2017
    • 2016
    • 2015
    • 2014
    • 2013
    • 2012
    • 2011
    • 2010
    • 2009
    • 2008
    • 2007
    • 2006
    • 2005
    • 2004
    • 2003
    • 2002
    • 2001-2000
  • TESTET
  • Rregullore 2020
  • Fëmijët jashtë atdheut
  • More
    • Home
    • Recitim 2023
    • Parashkollori 2022
    • Mesazhe
    • Rregullore 2021
    • FITUESIT 2020
    • GAZETA
    • PROGRAMET
    • Libra Falas
    • UDHA E SHKRONJAVE
    • KANGAROO 2020
    • REFLEKTIME
    • GËZIMI
    • Prindërit
    • Klasa 9-10
    • VOTA IME KONKURS KËRCIMI
    • Naim Frashëri, recitime
    • Drejtoria
    • KURSI ONLINE
    • HISTORI
      • REZULTATET 2019
      • Kompetencë Globale 2019
      • 2018
      • 2017
      • 2016
      • 2015
      • 2014
      • 2013
      • 2012
      • 2011
      • 2010
      • 2009
      • 2008
      • 2007
      • 2006
      • 2005
      • 2004
      • 2003
      • 2002
      • 2001-2000
    • TESTET
    • Rregullore 2020
    • Fëmijët jashtë atdheut
  • Sign In
  • Create Account

  • My Account
  • Signed in as:

  • filler@godaddy.com


  • My Account
  • Sign out

Signed in as:

filler@godaddy.com

  • Home
  • Recitim 2023
  • Parashkollori 2022
  • Mesazhe
  • Rregullore 2021
  • FITUESIT 2020
  • GAZETA
  • PROGRAMET
  • Libra Falas
  • UDHA E SHKRONJAVE
  • KANGAROO 2020
  • REFLEKTIME
  • GËZIMI
  • Prindërit
  • Klasa 9-10
  • VOTA IME KONKURS KËRCIMI
  • Naim Frashëri, recitime
  • Drejtoria
  • KURSI ONLINE
  • HISTORI
    • REZULTATET 2019
    • Kompetencë Globale 2019
    • 2018
    • 2017
    • 2016
    • 2015
    • 2014
    • 2013
    • 2012
    • 2011
    • 2010
    • 2009
    • 2008
    • 2007
    • 2006
    • 2005
    • 2004
    • 2003
    • 2002
    • 2001-2000
  • TESTET
  • Rregullore 2020
  • Fëmijët jashtë atdheut

Account


  • My Account
  • Sign out


  • Sign In
  • My Account
Përshëndetje

Këtu do të gjeni rregulloren e olimpiadës xxi kombëtare

Më poshtë do të gjeni gjithçka rreth organizimit të Olimpiadës XXI Kombëtare "Udha e shkronjave"®, rregulloren, programet dhe materiale ndihmëse. Shënim: Për shkak të pandemisë Olimpiada u bë vetëm për matematikë. Rezultatet i gjeni në butonin poshtë.

REZULTATET E VITIT 2021

Fjala e hapjes së regjistrimeve në olimpiadën 2021

Të nderuar prindër dhe mësues,

Prej vitit 2000, shkolla "Udha e shkronjave" ® organizon Olimpiadën Kombëtare më të madhe në Shqipëri që shtrihet në më shumë klasa (klasa 1-12) dhe ka një thellim në disa lëndë njëkohësisht. 


Sivjet, ne do të organizojmë si çdo vit, Olimpiadën XXI Kombëtare "Udha e shkronjave" ® për klasat 1 - 8 në lëndët matematikë, gjuhë shqipe, shkencë, Kompetencë Globale ® dhe për klasat 9-12 në anglisht, matematikë, fizikë, biologji, kimi. 


Do të organizojmë në 17 prill 2021, Olimpiadën XIV të Parashkollorëve "Udha e shkronjave". 


Vitet na kanë mësuar se ka më shumë sesa garë në Olimpiadën Kombëtare "Udha e shkronjave": 

ka ndjesi pozitive, ka emocione, ka frymëzim, ka një përgatitje të shtuar, ka përforcim të njohurive, ka vullnet të shtuar, ka rritje të komunikimit dhe të bashkëpunimit, ka gjallërim të analizës, reflektimit, vlerësimit dhe kërrkimit, ka matje të ndryshme që janë të brendshme (unë në disa lëndë), brenda grupit konkurrues (unë me të tjerët), brenda klasës, brenda shkollës, në krahasim me vitet e tjera (në në vite të ndryshme) etj.; ka jo vetëm punë teorike, por edhe praktike që lidhen kryesisht me garën e Kompetencës Globale ®, markë e regjistruar nga "Udha e shkronjave" ®. 


Olimpiada XX Kombëtare 2020 "Udha e shkronjave" ishte një sfidë e veçantë për ne sepse nxënësit e kryen konkursin online.  Sivjet, më 2021, po përgatitemi që ta bëjmë ballë për ballë dhe në shtator 2021.  


Viti 2020-2021 po rezulton një vit shumë problematik në menaxhim, por shkolla "Udha e shkronjave" falë teknikës së saj për të funksionuar me grupe të vogla ia ka dalë të mbajë premtimet e bëra nxënësve dhe prindërve të tyre. Jemi të vetëdijshëm që shumë nxënës të shkëlqyer do të jenë dëmtuar. 


Të veçantat e kësaj Olimpiade XXI Kombëtare janë: 


Klasat 9 - 12

Një nga vlerat më të mëdha të Olimpiadës Kombëtare "Udha e shkronjave" ® këto vitet e fundit qëndron në orientimin e nxënësve të moshave 14-18 vjeç, klasa 9-12, drejt certifikimeve ndërkombëtare Cambridge IGCSE ose Cambridge As & A LEVEL. 


Si ndodh bashkimi i Olimpiadës Kombëtare "Udha e shkronjave" ® me certifikimet ndërkombëtare?

Nxënësit e klasave 9-12 regjistrohen deri në datën 20 shkurt 2021 pranë shkollës "Udha e shkronjave" për një ose disa gara dhe certifikime njëkohësisht. Në prill deri në qershor, do të zhvillohen për çdo garë 3 testime që janë në gjuhën angleze për anglisht, matematikë, biologji, kimi dhe fizikë. 

Nxënësit që marrin pjesë në këto provime të organizuara nga Cambridge Assessment Interntional Education, njëkohësisht marrin certifikimin IGCSE nga Kembrixhi dhe po ashtu edhe certifikatën me rezultatin në Olimpiadën XXI Kombëtare "Udha e shkronjave". Me medalje vlerësohen nxënësit që marrin vlerësimin A* në certifikimin IGCSE. 


Mund të kuptohet që në këtë mënyrë ne vendosim një standard ndërkombëtar të cilësisë së fituesve të Olimpiadës. Përvoja na ka treguar që ka patur vite kur nuk kemi patur fitues, siç ka patur edhe vite kur kemi patur 3 fitues medaljesh. Pjesëmarrja në një olimpiadë të tillë u jep mundësi nxënësve të kenë shumë materiale, orientim, programe, teza të viteve të shkuara dhe kështu të ketë kuptim se çfarë mësojnë, ku po shkojnë dhe çfarë do të pyeten. Performanca e tyre bëhet e parashikueshme para se të shkojnë në provim kryesisht duke shfrytëzuar standardet e përgatitjes që ne si shkollë e Kembrixhit i kemi. 


Universitetet më të mira në botë kanë kërkesa të larta për çfarë duhet të përmbajë dosja e aplikimit të një gjimnazisti dhe kërkesat nisin që nga klasa e nëntë, kur mendohet se duhet të nisin edhe certifikimet ndërkombëtare dhe kuptohet më mirë niveli. "Udha e shkronjave" përmes Olimpiadës Kombëtare dhe përmes statusit të saj si qendër e miratuar e Kembrixhit për certifikimet ndërkombëtare ndihmon që njëkohësisht nxënësi të marrë certifikim ndërkombëtar (IGCSE dhe A Level) që tregon me çfarë suksesi e zotëron një program të caktuar të njohur ndërkombëtarisht siç është Cambridge IGCSE dhe nga ana tjetër cili është vendi i tij në konkurrencën kombëtare që e garanton Certifikata që ai merr në Olimpiadën Kombëtare "Udha e shkronjave" ®. 


Referencat

Nxënësit që marrin pjesë vazhdimisht në Olimpiadën Kombëtare "Udha e shkronjave" ® natyrshëm na ofrojnë mundësinë që ne t'i njohim mirë ata, sepse i korrigjojmë vetë ose jemi fare pranë njohjes së nivelit të tyre dhe kjo na lejon që të japim referenca të besueshme. Duke shfrytëzuar statusin tonë si shkollë organizatore e Olimpiadës Kombëtare prej më shumë se 20 vjetësh, dhe statusin si shkollë ndërkombëtare e Kembrixhit, besojmë që regjistrimi në Olimpiadën Kombëtare bën të mundur realizimin edhe të një reference. Sigurisht për këtë kusht është që ne të kemi një njohje disa vjeçare.  


Orientimi i duhur

Nxënësit e shkëlqyer dhe prindërit e tyre duhet ta vendosin Olimpiadën Kombëtare "Udha e shkronjave" ® në axhendën e tyre, sepse atë kryqëzohen udhët e shkëlqimit dhe ka shumë orientim nga ana jonë drejt standardeve më të larta ndërkombëtare. 


Lidhur me moshta 5-14 vjeç, klasat parashkollore dhe klasat 1-8 

Suksesi në jetë nuk do të vijë më vonë, ai është duke ardhur nëse nxënësi është aty ku duhet, duke mësuar jo vetëm çfarë i jepet në shkollë, por duke e testuar veten se me çfarë suksesi i ka mësuar këto mësime dhe duke përdorur Olimpiadën Kombëtare "Udha e shkronjave" ® dhe gara të tjera për të kuptuar masën e suksesit. Kjo gjë e mban atë të orientuar shumë mirë. 

tema e kompetencës globale 2021

Shqiptar dhe qytetar i botës

Nga Artur Shkurti

Drejtor i shkollës "Udha e shkronjave"


Synimi i garës së Kompetencës Globale ® "Udha e shkronjave" ® është ta formojë këtë kompetencë nga një anë duke edukuar aftësi të nivelit të lartë siç janë kërkimi, analiza, vlerësimi, reflektimi, komunikimi dhe bashkëpunimi dhe nga ana tjetër duke edukuar vetëdijen globale. 


Me përkufizim Kompetenca Globale është aftësia dhe gatishmëria për të kuptuar dhe për të vepruar në çështje me rëndësi globale.  


Kompetenca Globale i ndihmon nxënësit të kenë një këndvështrim global mbi çështjet dhe ajo nuk mund të arrihet pa patur edhe një këndvështrim kombëtar. Vetëm në kontrastin ndërmjet të dyjave kuptohet vendi i secilit këndvështrim, si të thuash identiteti i secilit koncept. 


Temat e kaluara të Kompetencës Globale kanë qenë "Të drejtat e fëmijëve", "Bujaria", "Fisi shqiptar" dhe "Kujdesi për shëndetin". 


Sivjet tema do të jetë "Shqiptar dhe qytetar global" dhe synimi do të jetë eksplorimi i këtyre dy koncepteve tek i njëjti person që do të jetë një shqiptar i suksesshëm në botë, në profesione të ndryshme. Nxënësi mund të realizojë një intervistë ku të zbulojë më shumë rreth këtyre dy koncepteve tek i njëjti person. Intervista mund të jetë me video, zë ose shkrim dhe forma e prezantimit do të ketë rëndësi për vlerësimin e punës. 


Për më shumë lexoni artikullin "Shqiptar dhe qytetar i botës"

Pjesëmarja në garë

Ata që e kanë kryer këtë garë, kanë dëshmuar se sa vlerë të madhe ka patur për ta për të shprehur veten për të zhvilluar aftësi të nivelit të lartë. 


Nga ana dokumentare, pjesëmarrja në garën e Kompetencës Globale i jep mundësi nxënësit të marrë një dëftesë të plotë të olimpiadës pa mungesa në vlerësim. Ai jo vetëm merr një vlerësim në garën e Kompetencës Globale, por edhe një vlerësim në Formim të Përgjithshëm, që del si rezultat i katër garave: gjuhë shqipe, matematikë, shkencë dhe kompetencë globale. 


Regjistrimi në Kompetencë Globale do të jetë më vete, me pagesë 3000 lekë. 

Regjistrohu në Kompetencë Globale

Ceremonia e fituesve 2020

Kjo është Ceremonia Online e zhvilluar për të vlerësuar fituesit e Olimpiadës XX Kombëtare "Udha e shkronjave", zhvilluar online në datat 6, 20 qershor 2020. Ceremonia u shfaq për herë të parë në datën 8 shtator 2020. 

  • Home
  • Recitim 2023
  • Parashkollori 2022
  • Mesazhe
  • Rregullore 2021
  • FITUESIT 2020
  • GAZETA
  • PROGRAMET
  • UDHA E SHKRONJAVE
  • KANGAROO 2020
  • GËZIMI
  • Prindërit
  • Klasa 9-10
  • VOTA IME KONKURS KËRCIMI
  • KURSI ONLINE
  • REZULTATET 2019
  • Kompetencë Globale 2019
  • Rregullore 2020
  • Fëmijët jashtë atdheut

Olimpiada Kombëtare "Udha e shkronjave" ®

"Udha e shkronjave" rr. Qemal Stafa, 124, Tirana,

069 207 6068

Copyright "UDHA E SHKRONJAVE"  rr. Qemal Stafa, 124, Tiranë, Shqipëri - cel 0692076068

Powered by

Politika për Cookie

Hosti i kësaj faqeje GoDaddy përdor cookies, mbi të cilat ne nuk kemi kontroll, por besojmë në përdorimin e tyre korrekt. Duke vijuar të përdorni faqen tonë ju lejoni përdorimin e tyre sipas politikës që kompania e hostimit të faqes ka.

Prano & Mbyll