Signed in as:
filler@godaddy.com
Udhëzimet dhe rregullat e Olimpiadës XX Kombëtare "Udha e shkronjave" që gjeni në këtë faqe mund të pasurohen ose ndryshohen me kalimin e ditëve duke pasqyruar edhe propozimet e reja.
Nxënësit dhe prindërit që janë regjistruar të shohin herë pas here forumin tonë në Google Classroom.
Për të aksesuar këtë, nga ana e shkollës jepen kodet e hyrjes (email dhe fjalëkalim).
Pa internet nuk ka test. Interneti duhet të jetë i mirë. Shikoni cila do të jetë alternativa, nëse interneti ikën. (ndoshta interneti i kompanisë celulare)
Kamera dhe mikrofoni i saj siguron komunikimin me olimpiadën dhe mbikqyrjen tonë të nxënësit gjatë testit që zhvillon.
Nxënësi punon me desktop ose me laptop dhe jo me celular. Gjatë kohës së testit ai nuk hap asnjë faqe ose dritare tjetër.
Nxënësit do t'i kërkohet të dorëzojë punën që ka bërë me testin. Në to shënon jo pyetjen por vetëm zgjidhjen dhe ato paraprihen nga numri i pyetjes, p.sh. 1) .... 2) .... (aq sa nxënës mendon që është e arsyeshme)
Fotoja është si e pasaportës (ballore, nga koka te shpatullat) Fotoja mundësisht në sfond të bardhë. Fotoja duhet të jetë e muajit maj 2020. Mund të bëhet me celular.
Riemërtoni foton (skedarin) emër_mbiemër.jpeg dhe niseni bashkë me dokumentat e tjerë në të njëjtin email
Dërgohet në email: info@udhaeshkronjave.edu.alderi më 25 maj 2020.
Në video, nxënësi paraqet veten dhe premton respektimin e rregullave të ndershmërisë në garë.
Teksti i videos: “Unë quhem (emri mbiemri) nxënës/e e klasës (numri i klasës), në shkollën (emri i shkollës) nga qyteti (emri i qytetit). Do të marr pjesë në Olimpiadën XX Kombëtare “Udha e shkronjave” 2020 që zhvillohet Online. Unë zotohem që do të kryej një garë të ndershme duke zbatuar me vetëdije e dëshirë të gjitha rregullat e vendosura në olimpiadë. Urimi im..... (2-3 fjali)”.
Video mundet të botohet në faqen e shkollës, për synime të frymëzimit pozitiv.
Emri i videos/skedarit do të jetë për shembull emër_mbiemër.mp4.
Dërgohet në email: info@udhaeshkronjave.edu.alderi më 25 maj 2020.
Prindi ose kujdestari (zyrtar) i fëmijës dorëzon të firmosur një deklaratë të tillë (ose videomesazh):
“Zotohem që ditën e Olimpiadës XX Kombëtare “Udha e shkronjave” që do të zhvillohet online, të krijoj kushtet e duhura që fëmija im (emri mbiemri), nxënës i klasës (numri i klasës) në shkollën (emri i shkollës) nga qyteti (emri i qytetit) të realizojë një garë të ndershme, sipas rregullave të Olimpiadës XX Kombëtare “Udha e shkronjave” . Nëse prindi zgjedh një videomesazh, mundet të shtojë edhe 2-3 fjali të tjera si mesazh të vetin.
Formulari do t’u jepet prindërve për ta firmosur. Ata pasi e firmosin, e skanojnë ose fotografojnë dhe na i nisin.
* Emri i videos/skedarit do të jetë për shembull emër_mbiemër.mp4 ose emër_mbiemër.pdf.
* Dërgohet në email: info@udhaeshkronjave.edu.alderi më 25 maj 2020.
Një ose disa ditë më para, nxënësit do t’i kërkohet të bëjë një seancë prove me kamera të nvendosur në një pozicion ku ne mundet të shohim dhe të udhëzojmë se di duhet të jetë ditën e testit e vendosur kamera. Pasi caktohet një vend i caktuar kameras, nxënësi nuk mundet ta ndryshojë vendndodhjen ditën e olimpiadës.
Shënim: Familja kujdeset që si gjatë provës ashtu edhe gjatë ditës së olimpiadës, vendosja e kompjuterit, pozicioni i kameras të jetë në një vend që nuk ekspozon shumë objekte personale në shtëpi (pra të duket vetëm mur, tavolinë, karrige ... dhe asgjë tjetër).
Sipas udhëzimeve të dhëna (shih udhëzuesin "Tema e Kompetencës Globale 2020") dy dokumenta duhen dorëzuar deri në datën 25 maj 2020.
Raporti kërkimor, në PDF (titulluar emer_mbiemer_kerkimi.pdf )
Projekti/dëshmia e veprimit (titulluar emer_mbiemer_veprimi, lloji i dokumentit varet nga zgjedhja e nxënësit)
Dërgohet në info@udhaeshkronjave.edu.al deri në datën 25 maj 2020.
Ndihma për nxënësin jepet në forumet në Google Classroom, ku do të regjistrohen 100% e nxënësve të olimpiadës.
Ndihma për prindin, në whatsapp 0692076068.
Dokumentacioni dërgohet vetëm në info@udhaeshkronjave.edu.al jo në mënyra të tjera.
DETYRA: Të gjithë nxënësit do të recitojnë në video "TË GJITHA" poezitë që janë në programin e Olimpiadës XX Kombëtare për gjuhën shqipe. (shikoni programet). Vlerësimi i recitimit me video do të jetë pjesë e vlerësimit në garën e gjuhës për të gjithë nxënësit.
Udhëzimet për këtë janë:
KOHA E DËRGIMIT TË VIDEOVE: 25-30 maj 2020
Dërgimi me email.
Adresa e vetme ku jepen videot do të jetë: info@udhaeshkronjave.edu.al (jo në adresa të tjera, jo në në whatsapp, jo në messenger). Në subjektin e emailit që na dërgohet të shënohet, kodi i nxënësit që merr nga olimpiada, emri mbiemri dhe fjalët "Videorecitimet", p.sh. "4002, Ardit Zela, videorecitimet".
Shembuj videorecitimesh, nga viti 2016
DARION BARI (Tiranë) - Vjersha "Korça" - Naim Frashëri
PELLAZG FUSHA (Gjirokastër) - Pelasgët, shqiptarët - Naim Frashëri
ERA MILO (Përmet) - Naim Frashëri
ERBLINA GASHI (Prishtinë) - Bagëti e Bujqësi - Naim Frashëri
EDI BERISHA (Prishtinë) - Gjuha jonë - Naim Frashëri
SARA GOLLOBËRDA (Korçë) - Lutjet - Naim Frashëri
ORELG GJONI (Ersekë) - Djali dhe zogu - Naim Frashëri
ATILDA MBROZI (Pukë) - Porositë e Gjon Kastriotit - Naim Frashëri
SARA ÇAUSHI (Lushnje) - Jemi vetëm shqipëtarë - Naim Frashëri
LISA KRASNIQI (Tiranë) - Falja - Naim Frashëri
OHRID QEVA (Pogradec) - Në mundsh - Kipling
UJEZA DIBRA (Shkodër) - Bagëti e bujqësi - Naim Frashëri
LIVIA POÇKA (Pogradec) - Mëngjes - Lasgush Poradeci
BIANKA KASO (Bilisht) - Pulëbardha - Dritëro Agolli
Klasa 6 (Olimpiada) - Fjalët e qiririt - Naim Frashëri
Klasa 5 (Olimpiada) - Ti Shqipëri, më jep nder - Naim Frashëri
Klasa 4 (Olimpiada) - Shqipëri, o jetëgjatë - Naim Frashëri
Klasa 2 (Olimpiada) - Ku kemi lerë - Andon Zako Çajupi
Nxënësi, me praninë e prindit, duhet të jetë me kameran hapur 60 minuta para zhvillimit të testit. Gjatë kësaj kohe do të bëhet verifikimi i kamerave dhe konfirmimi që gjithçka është në rregull. Nga shkolla do të jetë dhënë linku i takimit në emailin e nxënësit emer@udhaeshkronjave.edu.al (që i jepet nxënësit disa ditë para)
Pasi prindi ka vendosur gjithçka në rregull (pozicionimin e kameras, logimin në faqe, letrat për mbajtjen e shënimeve), largohet nga dhoma.
Nxënësi mban në një letër username dhe fjalëkalimin dhe faqen. Më parë këto janë bërë gati edhe me praninë e prindit. Udhëzimet vijnë nga "Udha e shkronjave". Në çdo rast, forumi në Google Classroom është vendi ku jepen udhëzimet online dhe deri në çastin e fundit. Ndaj nxënësi do të mbajë hapur forumin në Google Classroom derisa të fillojë testi.
Për të kërkuar leje, nxënësi komunikon me mbikqyrësin përmes mikrofonit të lidhur me kameran. Nëse nuk komunikon dot për 3 minuta, thjesht vijon punën me testin. Nëse ka nevojë urgjente, duhet të mbajë shënim (ora - arsyeja) çastin e shkëputjes në një formular, por duhet ditur që shkëputja e sinjalit të kameras do të quhet prekje e integritetit të testit, ndaj kamera nuk mbyllet për asnjë çast.
Për çështje identifikimi, mundet që gjatë testit, t’i kërkohet nxënësit të bëjë foto “selfi” ku të shfaqet “ai/ajo” dhe “ekrani” (ku është shënuar një mesazh i caktuar). Këto foto do të dërgohen po atë ditë në info@udhaeshkronjave.edu.alnga adresa email e nxënësit (pra jo nga personalja, por nga ajo që ne kemi dhënë për secilin nxënës, pra emer@udhaeshkronjave.edu.al). Fotot duhet të dëshmojnë saktësisht datën dhe orën dhe nuk duhen përpunuar me përpunes fotosh.
Shënimet janë pjesë e rëndësishme e integritetit të testit. Nxënësi ka printuar më parë, modelet që ne do t'i japim dhe do të mbajë aty shënimet me shkrim dore. Këto fleta do të skanohen ose fotografohen mirë dhe do të nisen po atë ditë të renditura në një dokument PDF (jo disa dokumente), të renditura sipas garave dhe numrave të faqes, sipas kësaj radhe: Gjuha shqipe, Matematika, Shkenca dhe Kompetenca Globale dhe Anglishtja.
Dërgimi me email bëhet ditën e olimpiadës në adresën e emailit info@udhaeshkronjave.edu.al
Olimpiada do të zhvillohet në datën 6 qershor 2020, online pra nga shtëpia.
Viti i njëzetë i Olimpiadës Kombëtare "Udha e shkronjave" do të shërbejë si një reflektim yni për çfarë kemi marritur përmes 20 vjetëve që zhvillojmë këtë olimpiadë.
Zhvillim ka marrë tashmë edhe konkurrimi për shkollat e mesme duke shfrytëzuar rezultatet në certifikimet ndërkombëtare Cambridge IGCSE dhe në Cambridge A Level.
KATËR GARAT
Certifikata, Dëshmia e Arritjeve, Medaljet dhe Trofetë
Nxënësit marrin "Certifikatën e pjesëmarrjes" në Olimpiadë, ditën e konkursit.
"Dëshmia e Arritjeve" përmban 5 nota dhe 5 vlerësime: Kompetencë Globale, Matematikë, Gjuhë shqipe, Shkencë dhe Formimi i Përgjithshëm. Notat janë A*, A, B, C, D, E, F, G. Vlerësimet "Shkëlqyeshëm" (A*, A), "Shumë mirë" (B, C), "Mirë" (D, E). Nota në "Formim të përgjithshëm" jepet vetëm nëse janë kryer të katër garat. Nxënësit që nuk kryejnë garën e Kompetencës Globale (është fakultative) marrin vetëm 3 vlerësime në Matematikë, Gjuhë shqipe dhe Shkencë. Vetëm nxënësit që kryejnë edhe Kompetencën Globale, kanë të drejtë të kenë një vlerësim në Formim të Përgjithshëm që del si një mesatare e katër rezultateve në katër garat.
Medalje marrin nxënësit që renditen në vendin 1, 2 ose 3, në secilën nga garat. Në garën e Kompetencës Globale, nuk ka një renditje për klasë, por një renditje për të gjitha projektet, pavarësisht nga klasat. Mund të ketë që ndonjë klasë s'ka asnjë fitues dhe mund të ketë klasa me më shumë se 3 fitues. Kjo varet nga cilësia e projekteve që marrim. Pritet që rreth 10 nxënës të marrin medalje në Kompetencë Globale.
Kompetenca Globale ® është një markë e regjistruar e shkollës "Udha e shkronjave".
Me përkufizim ne kuptojmë atë që është dhënë nga autorët Veronica Boix Mansilla dhe Anthony Jackson: "Kompetencë globale është aftësia dhe gatshmëria për të kuptuar dhe për të vepruar në çështje me rëndësi globale".
Për ta dëshmuar këtë kompetencë në Olimpiadën XX Kombëtare "Udha e shkronjave" së pari duhet të kemi një çështje me rëndësi globale. Kjo jepet si temë nga "Udha e shkronjave", organizatore e Olimpiadës Kombëtare. Tema e sivjetme është "Kujdesi për shëndetin". Është kaq evidente që çështja është me rëndësi globale, sa nuk duhet shumë punë që çdo kush ta argumentojë.
Ne besojmë që ashtu si në tre garat e fundit, ku temat ishin "Të drejtat e fëmijëve", "Bujaria", "Fisi" edhe për "Kujdesi për shëndetin" do të na vijnë projekte të shkëlqyera.
Udhëzimi për temat e Kompetencës Globale ® nga Artur Shkurti, drejtor i shkollës "Udha e shkronjave", disa herë i trainuar në Cambridge Assessment International Education për programin Cambridge Global Perspectives. Edhe korrigjimi i projekteve bëhet nga Artur Shkurti
Për të lexuar programet e katër garave dhe për të patur edhe shembuj tezash, klikoni linkun.
Nxënësit e klasës së gjashtë, vjet më 6 qershor 2019, pasi mbaruan olimpiadën, patën mundësinë të shprehen edhe për temat e Kompetencës Globale për vitin e ardhshëm, pra për këtë vit që flasim. Folën për mundësinë që nxënësit të zgjidhnin gjuhën dhe komunikimin, kujdesin për shëndetin, botën digjitale, konfliktin dhe paqen, tregtinë dhe ndihmën, punësimin, edukimin për të gjithë, njeriun dhe gjallesat, kujdesi për mjedisin dhe sistemet e besimit.
Tema e vitit të kaluar ishte "Fisi shqiptar". Nxënësit hetuan rreth fisit të tyre dhe dhanë edhe mendime sepse është i rëndësishëm fisi. Nxënësit morën intervista, bënë një klasifikim të gjetjeve dhe i paraqitën gjetjet në një mënyrë të bukur. Në videon më poshtë ju keni videon e përgatitur nga nxënësi Gerti Kosta që ishte dëshmia e veprimit, krahas punës së shkruar që ai dorëzoi dhe përgjigjes së pyetjeve. Gerti u shpall fitues. Gjithsej ishin 10 fitues në Kompetencën Globale 2019.
Tema e Kompetencës Globale ® "Udha e shkronjave" për vitin 2017 ishte "Të drejtat e fëmijës". Nxënësit e shkollës "Stavri Themeli" të përgatitur nga mësuesja e pasionuar Irena Visi, zgjodhën që përmes projektit të tyre të ndihmonin fëmijët me autizëm. Ky projekt u shpall fitues dhe nxënësit e projektit që u paraqitën në Olimpiadën XVII Kombëtare 2017, morën medalje në garën e Kompetencës Globale: Aris Bellovoda, Tomas Simaku, Anisa Isallari, Vangjel Qirici, Sabrina Tringovski.
Olimpiada Kombëtare "Udha e shkronjave" ®
"Udha e shkronjave" rr. Qemal Stafa, 124, Tirana,
Copyright "UDHA E SHKRONJAVE" rr. Qemal Stafa, 124, Tiranë, Shqipëri - cel 0692076068
Powered by GoDaddy
Hosti i kësaj faqeje GoDaddy përdor cookies, mbi të cilat ne nuk kemi kontroll, por besojmë në përdorimin e tyre korrekt. Duke vijuar të përdorni faqen tonë ju lejoni përdorimin e tyre sipas politikës që kompania e hostimit të faqes ka.