olimpiada xx kombëtare - një vit jubilar

Një olimpiadë historike

Olimpiada do të zhvillohet në datat 1-9 qershor 2020, në mjediset e shkollës "Udha e shkronjave".

Viti i njëzetë i Olimpiadës Kombëtare "Udha e shkronjave" do të shërbejë si një reflektim yni për çfarë kemi marritur përmes 20 vjetëve që zhvillojmë këtë olimpiadë. Ka qenë një olimpiadë që nisi fillimisht për matematikë dhe vetëm për klasën e pestë (2000), më vonë u zgjerua si me klasa ashtu edhe me gara. Për disa vjet ishte konkurrim në dy gara: matematikë dhe formim i përgjithshëm. Më vonë u bë një konkurrim në tri gara: matematikë, gjuhë shqipe dhe shkencë. Dhe tashmë është një konkurrim në katër gara: gjuhë shqipe, matematikë, shkencë dhe kompetencë globale. 

Zhvillim ka marrë tashmë edhe konkurrimi për shkollat e mesme duke shfrytëzuar rezultatet në certifikimet ndërkombëtare Cambridge IGCSE dhe në Cambridge A Level


SIVJET PËRSËRI KATËR GARA

Gjuha shqipe - Është një garë që kryesisht teston sintaksën, morfologjinë, drejtshkrimin dhe kryesisht poezinë shqipe. 

Matematika - Konkurrimi përqëndrohet siç është tradita në problemzgjidhjen. Si bazë teorike orientimi është të mbështeten në programin shtetëror. 

Shkenca - Konkurrimi mbështetet kryesisht në programet shtetërore. 

Kompetenca Globale - Është një nga garat më të veçanta, më problematike por edhe më me vlerë në kohën që shkollat janë shumë larg.


Për regjistrime

Na shkruani në Whatsapp në 0692076068, mesazhin: "Dëshiroj të regjistroj ..... në klasën .... nga shkolla .... qyteti .... e-mail .... në Olimpiadën XX Kombëtare" 

Artikuj rreth olimpiadës