Kompetenca globale "udha e shkronjave"

Fisi shqiptar - temë e Kompetencës Globale 1-9 qershor 2019

image8

Synimi i këtij viti është ndihma për të forcuar kohezionin e brendshëm të shoqërisë shqiptare dhe dhe të zhvillojmë tek nxënësit aftësitë e shekullit 21: 

kërkimin, analizën, vlerësimi, reflektimin, komunikimin dhe bashkëpunimin.

Vetëdije Globale

image9

Nxënësi mësohet të reflektojë globalisht duke prodhuar ide të reja duke e parë temën, çështjen e dhënë në këndvështrim global. 

Vetëdije kombëtare

image10

Nxënësit zhvillon vetëdijën kombëtare  dhe aftësitë e shekullit 21.

komponentët e kompetencës globale në olimpiadën 2019

1. Raporti i kërkimit/kuptimit

image11

Raporti (800 – 1000 fjalë) Nxënësi shpjegon gjetjet e veta (miratuar nga familja/fisi). 

AFATI I DORËZIMIT: 21-25 maj (jo më parë) 

email në info@udhaeshkronjave.edu.al

Tipi i dokumentit (.doc/.pdf). 

30% të pikëve.  

2. Dëshmia e veprimit

image12

Dëshmia e veprimit. Dorëzohet në datat 21-25 maj (jo më parë). (Miratuar nga familja/fisi)

30% të pikëve. 

3. Reflektimi ditën e olimpiadës

image13

Reflektimi ditën e Olimpiadës Kombëtare (në 20 minuta, nxënësi u përgjigjet pyetjeve që ai nuk i di më parë rreth projektit të të dorëzuar) 40% të pikëve.  

image14

Fisi shqiptar - në qendër të kompetencës globale 2019

Pse ne e trajtojmë si çështje?

Nga Artur Shkurti 

Drejtor i shkollës "Udha e shkronjave" 


Për shkak se fisi është një grup shoqëror i lidhur nga gjaku me një denduri më të madhe lidhjesh, veprimtarish,  komunikimi, besimi reciprok. Mirëpo në kushtet e copëzimit të shoqërisë edhe ky grup shoqëror kalon sfida dhe madhësia e atij që quhet “fis” vjen e ngushtohet dhe mendojmë që kjo i bën dëm shoqërisë, sepse sa më të mëdhaja copat që kanë koherencë të brendshme, sa më të sprovuara të jenë treguar këto copa gjatë historisë, siç mendojmë që është fisi shqiptar, aq më më me vlera do të rezultojë shoqëria shqiptare, aq më e frytshme, aq më i lehtë edukimi dhe suksesi i gjithkujt dhe aq më i vogël është manipulimi, i cili ka shenja tepër të dukshme që po bëhet edhe më i madh dhe i paparashikueshëm në botën e sotme dhe sidomos në kushtet e Shqipërisë që po gërryhet rëndë. Në kushtet e një shoqërie që është e ndikuar thellësisht nga media e shtypur, radio, tv, internet, të cilat janë orë e çast të arritshme edhe në pajisjet që kanë nxënësit (ku celulari kryesor) edukimi që jep fisi i cili është një filtër i mirë i së shkuarës shumëshekullore mbi të tashmen. Kaq i shpejtë mund të jetë “formatimi” së jashtmi përmes teknologjisë sa edhe reagimi fisnor mund të jetë më i ngadaltë. Kjo bën që zhvillimi i secilit të jetë i garantuar nga një filtër që ia do të mirën secilit anëtar të fisit dhe në një këndvështrim konservator të provuar me shekuj që është edhe përparimtar pra mbrojtës i së resë. Kur ne themi “fis” nuk nënkuptojmë që çdo kush të ketë vlera të veta që ndryshojnë nga vlerat e fisve të tjera. Pavarësisht nga mbiemri që është logoja/marka e çdo fisi, vlerat e besës, bujarisë, tolerancës, harmonisë nuk ka sesi të jenë atribut i vetëm një fisi, por përsëri kjo nuk ul rëndësinë e tij në formimin e çdo personi. Fisi është nënkresa e sigurt kulturore, financiare, shoqërore, shëndetësore, siguria e të ardhmes dhe e fatit të çdo të riu, ndaj shkolla “Udha e shkronajve” po i kushtonë këtë rëndësi në Olimpiadën XIX Kombëtare si pjesë e kompetencës globale. Ndoshta është mjaft me vend të kujtojmë fjalët që thotë Sevasti Qirjazi në kujtimet e saj për ceremoninë e diplomimit “Punën e tyre na i lanë ta bëjmë me tjetër mënyrë por kurrë me tjetër shpirt, por me atë shpirt si të tyrin” (Ajo e kishte fjalën për Rilindasit, konkretisht për Naim Frashërin që ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të saj në Robert College në Stamboll, por njëlloj mundet të shfrytëzohet vlera e thënies së saj për punën e mirë të të gjyshërve, stërgjyshërve apo pjesës me vlerë të fisit që ia vlen të trashëgohet nga brezi në brez)

Koncepti "Kompetencë Globale"

“Kompetencë Globale është aftësia, gatishmëria dhe përkushtimi për të kuptuar dhe për të vepruar lidhur me çështje me rëndësi globale.” 

KËndvështrimi global

A është “fisi” një çështje me rëndësi globale?

Pasi u munduam të argumentojmë pse është "çështje" duhet të argumentojmë edhe pse është "çështje globale". 


"Fisi" nuk hyn në listën e zakonshme të çështjeve me rëndësi globale siç janë ruajtja e mjedisit, lufta dhe paqja, teknologjia, besimet fetare, drejtësia, edukim për të gjithë etj. por është e qartë që "fisi" nuk është një dukuri/çështje vetëm shqiptare. 


Nëse kujdesi ynë që t'i fusim nxënësit në kujdesin për njohjen dhe zhvillimin e fisit (shqiptar) niset nga motive shqiptare, nuk vonon që menjëherë ata të kuptojnë që të njëjtin funksion, kujdes, rëndësi që ka për ne ka edhe për të tjerë, por shtrati kulturor në të cilën formohen fiset e çdo vendi janë të ndryshme dhe detyrimisht kemi edhe këndvështrime të tjera, lokale ose kombëtare.  


Fisi im në këndvështrimin global 

Shumë shtete investojnë që kulturat nga vijnë emigrantët të kenë kujdes që të ruhen. Kjo mund të jetë një pikënisje e mirë që nxënësi të mos e shohë këtë punë si diçka personale, lokaliste, ose vetëm kombëtare. Nxënësi mund të hetojë/ të sjellë dëshmi të  përballjes apo sfidave që kalojnë emigrantët për të ruajtur lidhjet dhe kulturën fisnore. 


Shumë këndvështrime (edhe të reja për ne, që nuk i përmendim këtu) ne i presim që të vijnë nga çfarë prindërit, gjyshërit të afërmit do t’i thonë nxënësit të olimpiadës. Ndaj nuk do të quhen shteruese këto që ne themi këtu. Më shumë presim pasi të kemi projektet që dorëzojnë nxënësit. 


Nëse e bëjmë mirë punën me “fisin shqiptar” sigurisht që kjo ka ndikim edhe në “fisin” në përgjithësi.

 

image15

Dëshmia e të kuptuarit të fisit tënd

Aftësi dhe gatishmëri për të kuptuar

Të kuptuarin nxënësi e tregon duke dëshmuar kërkimin e vet mbi fisin duke i shtruar vetes pyetjet dhe duke iu përgjigjur përmes kërkimeve të veta. 


Disa pyetje ndihmëse

Cili është fisi im nga nëna ose babai (ose të dy)? Cila është origjina (sa më e largët e mundshme) dhe si dëshmohet ajo? Cila është pema gjenealogjike e fisit tim? Si ka lëvizur fisi im në kohë dhe hapësirë? Cilat janë largimet për jashtë Shqipërisë? Çfarë ndodh me emigrantët e fisit tim dhe si i ruajmë ne lidhjet me ta dhe ata me ne? Sa të zotë janë ata për të ruajtur gjuhën shqipe dhe si i ndihmojnë lidhjet farefisnore që të jenë të suksesshëm në këtë drejtim? Cilat janë kontributet më të rëndësishme të fisit tim për Shqipërinë dhe shoqërinë në përgjithësi? Cilat janë vlerat e fisit tonë? (nuk është e thënë patjetër që njerëzit të jenë të njohur për publikun e gjerë, vlera siç janë “ndershmëria” shpesh mbeten anonime por janë vlera tepër të mëdha për shoqërinë). Çfarë kemi ruajtur brez pas brezi (rregulla, tradita)? Si e shfrytëzojmë fisin? Cilat janë marrëdhëniet e fisit tonë me fiset e tjera, ose me shoqërinë në përgjithësi? Cilat janë premtimet tona për të mbajtur njëri-tjetrin? Cilat janë profesionet kryesore më të parapëlqyera tek ne? A ka ndonjë prirje në këtë drejtim? Ngjarjet më të shënuara. Lidhja me kulturën popullore të krahinës apo të vendit është një këndvështirm interesant. Nxënësi duhet të tregojë kuptimin jo veç për fisin e vet, por edhe për “fisin shqiptar” (këndvështrimin kombëtar, shembull si një libër referencë në këtë drejtim është “Fiset shqiptare” nga Robert Elsie, botimet "Artini", Prishtinë 2017) dhe “fisin” në përgjithësi në botë, duke marrë në studim ndonjë shembull tipik (sipas tij) nga ndonjë komb tjetër dhe për ta ballafaquar.  


Metodat që përdor nxënësi për të kuptuarin

Biseda me prindër, dhe të afërm, intervistat, pyetësorët, të cilët regjistrohen në një mënyrë të përshtatshme. Nxënësi kujdeset jo vetëm për rezultatin e kërkimit të tij, por edhe për mënyrën se si ai e arrin atë rezultat. Ne jemi shkollë dhe më shumë na intereson përgatitja e nxënësit për të shfrytëzuar si duhet metodat e sigurimit të informacionit.


  

1. Raporti (800 – 1000 fjalë)

Titulli. Nisja me një titull të mirë është pjesë e vlerave të raportit. Një titull i veçantë do t’i shtonte pikë vlerësimit. Titulli mund të jetë edhe në formën e një pohimi i cili do të vërtetohet nga shkrimi që vjen më pas. 

Thelbi i raportit. Nxënësi bën përshkrimin e fisit duke iu përgjigjur pyetjeve të shtruara më sipër. Referencat që ai vendos vlejnë shumë për gjykimin e punës. Nxënësi kujdeset që të tregojë si e ka siguruar informacionin dhe si është siguruar që ky është informacion i vërtetë (ka rëndësi arsyetimi mbi besueshmërinë e burimeve të informacionit). Kuptohet që mund të thotë “Gjyshi më tha ...” ose “Nëna më tha ....” por unë u sigurova në këtë mënyrë duke ballafaquar etj. ose ka dëshmi në këtë dokument, libër, etj. Theksi i olimpiadës nuk është në “hartim” dhe të folur “bukur” për fisin, por në kërkim, pra punë të vërtetë studimore, që i jep besueshmëri asaj që shkruhet, pra na intereson dëshmia që nxënësi është i aftë të përpunojë informacionin që i jepet, tregon se ka ushtruar njëfarë dyshimi të arsyeshëm në të dhe tregon punë shtesë për të verifikuar një pohim të caktuar që është i rëndësishëm, me vlerë. (natyrisht ne nuk presim që nxënësi të vendosë kopje dokumentash sepse del nga synimi ynë, nxënësi nuk do të bëjë libër, por duhet të na tregojë në ndonjë mënyrë të qartë që ajo që shkruan është e bazuar, pra ai vetë është siguruar (nuk është e nevojshme që të na sigurojë edhe ne për të)). Edhe pse ne lëmë një hapësirë “privatësie” (pra nuk duam të dimë vërtetë dokumente) kjo nuk do të thotë që nxënësi t’i bjerë shkurt e të thotë “unë u sigurova për këtë”. Nxënësi duhet të gjejë mënyrën për të na bindur nga një anë duke mos dhënë informacione që mund të quhen private, të brendshme, (ai merr lejen e disa pjesëtarëve të familjes për atë që ka shkruar). Kujtojmë menjëherë që punimi nuk mund të jetë shterues (do të duhej një libër që të ishte shterues), ndaj nxënësi përqëndrohet në ato që ai quan të rëndësishme.

image16

Dëshmia e veprimit

Aftësia dhe gatishmëria për të vepruar në ndihmë/dobi të fisit

DËSHMIA E VEPRIMIT

Kompetenca globale thotë “aftësia dhe gatishmëria për “të kuptuar” dhe për të “vepruar” dhe nxënësi duhet të jetë i vetëdijshëm që ajo që ne kërkojmë është jo veç të kuptuarit por edhe të vepruarit për të bërë një ndryshim sado të vogël për “çështjen me rëndësi” globale. 


Shembuj të veprimit


· Një paraqitje në power point (foto njerëzish, ndërtesash, vendesh,  sendesh, shkresa, libra etj.) dhe lidhjen tënde me to (“ma dha gjyshi”, “e ruajmë në shtëpi...”, etj. pra një fare reference me punën tënde konkrete dhe jo me atë të një tjetri).  


· Pamje nga intervistat e zhvilluara dhe zbulimi i studimit të fisit. Duhet të jetë nxënësi në fokus të kërkimit të fisit, jo thjesht diçka e fisit po pa lidhje me kërkimin. Nuk duhet harruar që në fokus të olimpiadës është nxënësi i olimpiadës dhe arritjet e tij në një fushë të caktuar.


· Video-intervista që ju i mendoni me interes për publikun. Do të ishte shumë bukur sikur ju të kishit bërë një intervistë të gjatë me ndonjë nga gjyshërit tuaj. 


· Skica të muzeut të fisit (mund të jetë edhe një album, një arkiv etj) Na intereson lidhja e nxënësit me projektin që ai mendon ose përfshirja e tij. 


· Tjetër ide interesante që nxënësit i lindin. 


  

1. Dëshmia e veprimit

Edhe vetë fakti i interesimit të nxënësit për fisin e vet do të jetë me vlera sepse qartësisht ndikon psikologjinë e anëtarëve të fisit, përmirëson komunikimin. Mirëpo ne presim më shumë se kaq në ndonjë projekt që është shpjeguar më sipër, që e konkretizon veprimin. Mundet të jetë edhe një mbledhje, një ekskursion, një darkë e përbashkët, ndoshta organizimi për të mbështetur një së bashku një anëtar të fisit për të realizuar një ëndërr etj.. Vetëm duhet qartësisht e treguar që ky është projekt i bërë enkas për Olimpiadën Kombëtare. Nuk duhet të ndodhë që ne të kemi aty gjëra që nxënësi i ka bërë më parë, sado të vlefshme të jenë ato për projektin. 

image17

miratimi paraprak nga anëtarë të fisit

Miratimi nga anëtarë të fisit dhe leja për botim

Do të duhen të paktën 3 vetë që të miratojnë punimin që nxënësi dorëzon tek ne (raportin dhe dëshminë e veprimit), nga të cilët të paktën 2 jashtë familjes së ngushtë. (për shembull “babai”, “gjyshi”, “xhaxhai”, ose “halla” etj.)  Nxënësi e tregon këtë gjë që në krye të raportit me tre citime nga secili: p.sh. Gjyshi “Pasi e lexova punimin/shkrimin/raporti/etj. të ..... unë e gjeta atë në përputhje me çfarë unë .... etj.” (çdo citim mund të jetë 50-100 fjalë). 


Miratimi nga anëtarë të fisit tregon që nxënësi ua ka dhënë shkrimin e tij të tjerëve, i ka korrigjuar pohimet sipa vërejtjeve të tyre dhe tregon që është gjëja më e mirë. 


Duhet kujtuar që gjykimi ynë mbi punën e nxënësit kurrësesi në cilësinë e fisit, por në punën konkrete që ka bërë nxënësi në këtë drejtim. Sigurisht nisemi pozitivisht dhe respektojmë mundimin e tij. Vlerësimi ynë do të jetë profesional dhe për aftësitë që ai ka treguar kur merret me një projekt, aftësi që janë të transferueshme edhe kur atij t’i besohen projekte të tjera, pra ne sigurohemi që janë gjurmët/elementet e një kompetence globale. 


Ne mendojmë se investimi i shkollës “Udha e shkronjave” në zhvillimin e identitetit fisnor është një punë me shumë vlera edukative, psikologjike, shoqërore, kombëtare, por edhe globale.


  

LEJA PËR BOTIM për SHKOLLËN “UDHA E SHKRONJAVE”

Duke na dhënë punën e vet, familja e nxënësit do të quhet se ka dhënë pëlqimin që puna e fëmijës të botohet. Kur ne botojmë, zgjedhim punimet që kanë më vlera sipas nesh, pra mendojmë që është një shembull i mirë pune. 

image18

Si të bëjmë pemën e familjes

Një video që shpjegon si të bëni pemën e familjes.

ide për pemën e familjes

SKICA

Asgjë në këtë botë nuk është më e shenjtë sesa lidhjet tona familjare. Të mësuarit e parardhësve për t’u rilidhur me historinë tuaj familjare dhe lidhjet e largëta fisnore. Një pemë e familjes mund të ndihmojë në këtë drejtim, duke treguar satkë kush është secili në familje dhe të kuptoni prejardhjen (gjenealogjinë). Pemët familjare nuk janë të dobishme vetëm për vetë familjen, ato janë gjithashtu një pikëtakimi në të cilën paraqitet lidhja e familjes tënde me të tjerat. 


Skiconi një diagram çfarëdo të familjes në një copë letër. Kjo ju ndihmon për t’ju ndihmuar të skiconi se si do të donit të ishte dizajni/skica finale në posterin tuaj. Punoni nga baza e pemës deri tek gjethet e degët se ku do të vihen fotot. Përcaktoni sa pjesëtare të familjes doni që të përfshihen në pemën e familjes.

Filloni vizatimin me laps mbi poster, në mënyrë që ta fshini atë. Pasi ta keni bërë në rregull me laps, mundet të përdorni ngjyrat. Ngjyra e familjes varet prej jush, edhe pse ngjyrat e pranverës ose të vjeshtës janë më tëzakonshmet që përdorin njerëzit.


Vendos fotot sipas skicës që kishe parashikuar. Se si janë shpërndarë fotot varet nga ju. Pasi i vendosni në vendet e duhura, filloni t’i ngjitni, me diçka që mund të hiqet përsëri dhe nuk e dëmton foton. 

Prisni fije në gjatësitë që do të lidhnin anëtarët e familjes me njëri-tjetrin. Më pas, përdroni ngjitës për të fiksuar fijet në poster. Më në fund, shkruaj emrin dhe datën prapa posterit.”


Referencë

Ourpastimescom. 2019. Our Pastimes. [Online]. [30 March 2019]. Available from: https://ourpastimes.com/how-to-make-a-family-tree-on-poster-board-12241448.html

image19

grumbullimi i informacionit për pemën e familjes

Disa hapa orientues

Çfarë është pema e familjes?


Historia e familjes është një diagram që tregon marrëdhëniet familjare të çdo brezi të familjes. Në thelb, historia e familjes mban gjurmët e prejardhjes së familjes dhe është mënyra se si ju bëni pemën e familjes: kush është i lidhur me kë, dhe si. Ju mund të kërkoni pemën familjare por ajo nuk del kur ju ta kërkoni. 

Një diagram i vogël historie familjare jep një nyje për mamanë, një nyje për babain dhe mbi ta nyje për fëmijët. Shumica e familjeve që bëjnë pemët familjare dëshirojnë të shkojnë pak më thellë se kaq.

Diagramet e komplikuara familjare duken më shumë si pemë sesa si diagrama të thjeshta sepse ato përmbajnë informacion të shumtë. Çdo nyje e diagramit të historisë së familjes tregon se kush e lindi atë person dhe çdo fëmijë pasardhës që ai peron ka lën, dhe me kë. Nëse ju përpiqeni të bëni pemën edhe për disa breza që nuk jetojnë më, shumë shpejt fillojnë vështirësitë.


Si të bësh pemën e familjes

Disa pemë historish familjare mund të jenë të thjeshta por mund të jenë edhe të vështira, sipas kërkesave që secili ka. Disa familje preferojnë të “gjuajnë” për lidhje të largëta në shtete të tjera, ndërkohë që të tjerë kënaqen me informacionin që kanë brenda dy ose tri brezave.

  

Ju duhet të ndiqni katër hapa kryesorë për të bërë pemën e familjes: 

  • duke shënuar të afërmit e gjallë, 
  • duke gjetur se ku mund të vendosen afërmit e vdekur, 
  • duke kërkuar (gjuajtur) sipas dëshirës më shumë detaje për të afërmit e vdekur, 
  • dhe duke organizuar bashkë të gjithë informacionin.

Nëse nuk keni kartë për poster, pineska dhe albume fotosh, do të jetë mirë që t’i mblidhni ato para se të filloni. Nëse doni, mund të përdorni edhe ndonjë program për të mbajtur gjurmë të gjenealogjisë. 


a) Rregjistrimet për anëtarët e gjallë


Mbajtja e regjistrimeve për pjesëtarët e gjallë të fisit është po aq e thjesht sa të shkruash mbi një kartë me indeks emrin e anëtarit të gjallë të famljes, dhe nguljes së asaj karte me indks në tabelë. Ngjitja e një fotografie në kartën me indeks ndihmon të shohim menjëherë secilin.


Fillimisht filloni me familjen tuaj, dhe vijoni sipas mënyrës suaj më tutje. Për secilin që ka një emër vajzërie apo ndonjë llagap (nickname), ju mund ta shkruani në kartën me indeks. Për momentin shkruani, ngjitni brezat më të vjetër më poshtë në poster dhe ngjitni brezat më të rinj sipër tyre.


Si një shembull, le të themi se familja juaj e ngushtë përbëhet nga prindërit, ti, motrat dhe vëllezërit, nusja e vëllait dhe dy fëmijët e tyre. Të dy prindërit duhet të kenë secili nga një kartë, dhe të kenë kartat e tyre indeks në fund. Mbi ta duhet të jetë karta juaj, dhe ngjitur me tuajnë mund të jetë e vëllait.


Në këtë pikë, ju duhet të gjeni një sistem për identifikimin e vijës së gjakut të familjes. Shënoni në ndonjë mënyrë të qartë nusen e vëllait për të treguar që ajo nuk ishte fëmijë e prindërve tuaj por e një çifti tjetër — të cilët ju mund ti vini ose jo në pemën tuaj. Vendos motrat e vëllezërit në një mënyrë të qartë pranë jush që të duket qartë që jeni vëllezër e motra dhe jo “nusja e”. 


Mbi vëllain dhe nusen e tij vendosni nga një kartë për secilin nga fëmijët e tyre. Kështu, ju keni një diagram të thjeshtë historie familjare, që regjistron themeluesit e familjes, nipat, dhe brezi më i vonshëm që ka lindur prej tyre.  Ky diagram historie familjare do të duket më shumë si shkurre, por është një fillim.

Nëse doni më shumë sofistikim ju mund të shkruani mund të shkruani edhe vendlindjen ose të dhëna të tjera në kartat me indeks.


b) Intervistimi i të afërmve të gjallë për të afërmit e vdekur

Ju ndoshta doni të thelloni më tej punën me pemën e familjes, pra ta keni me më shumë informacion e thellim në breza. Për të mbushur/ pasuruar me rrënjë e degë pemën historike të familjes, ju ndoshta do të donit të përfshinit të afërmit e vdekur, duke përfshirë edhe ata për të cilët ju nuk keni dëgjuar shumë.

Intervistimi i të afërmve të gjallë për ata që kanë shkuar tashmë është një fillim i mirë.


Ju ndoshta keni dëgjuar prindërit ose gjyshërit të flasin për vëllezërit, motrat që nuk jetojnë më, por tani duhet që t’i saktësoni/regjistroni këto marrëdhënie. Bëni pyetje derisa të keni një kartë indeks për të gjithë motrat-vëllezërit, prindërit, stërgjyshe, hallat, tezet, dajat, xhaxhallarët e prindërve, kushërinjtë, dhe të tjerë për të cilët ju mund të mos keni dëgjuar më parë.


Një pyetje me vlerë me të cilin mund të filloni intervistën është “cilin preferenote gjyshja t’i tregonte histori për atë që ju nuk e keni takuar?” pyetje të tilla formojnë bazat për rrënjë që janë më të vështira për t’u mbërritur. Ju mundet të mos keni informacionin e duhur për ta vendosur saktë atë diku— shpesh nuk do të jetë e qartë se kush ishte nga një anë e caktuar e familjes.


E rëndësishme në këtë hap është që të mbledhni emrat, kufijtë e viteve, dhe zonat gjeografike. Nëse të afërmit tuaj të vdekur ishin veçanërisht “të gojës” (pra që tregonin), ju mundet të jeni me fat në zgjatjen e diagramit të familjes duke intervistuar disa nga të afërmit që janë kujdesur për ta. Megjithatë ka shumë mundësi që ju të keni shumë të dhëna dhe vetëm pak karta të plotësuar për të shtuar në tabelë pas intervistave.


Do të jetë me vlerë përkthimi/të kuptuarit e asaq që thonë “të afërmit e gjallë” në mënyrë të çlirët gjatë kësaj faze. Nëse mendoni që jeni të afërm të largët me dikë që ka mbiemrin tuaj, telefonojini dhe bëjuni disa pyetje për të parë nëse mund të jeni të lidhur. T’i flasësh një të huaji mund të duket pak e frikshme por ju mundet të shtoni shumë thellësi e gjerësi në pemën tuaj nëse do të dilnin me sukses disa tentativa.


c) Të mbijetuarit e të afërmve që na kanë vdekur janë gjithashtu një burim i mirë informacioni. Ata mund të kenë më shumë informacion rreth lidhjeve të personit para se t’i lindnin fëmijët e tij/e saj.


d) Pasi mbarojnë intervistat vjen pjesa më e vështirë: plotësimi i të dhënave nga intervistat për të plotësuar kartat me indeks në mënyrë që t’i vini ato aty ku duhet.


Reference

Shieldmyseniorcom. 2017. ShieldMySeniorcom. [Online]. [30 March 2019]. Available from: https://www.shieldmysenior.com/how-to-make-a-family-tree/

image20

Udhëzimet për kompetencën globale 2017

Këto udhëzime u dhanë për garën e kompetencës globale në Olimpiadën XVII Kombëtare, 1-9 qershor 2017.

projekt fitues në kompetencë globale 2017

 Ju ftojmë të ndiqni një nga projektet më të bukura në Olimpiadën XVII Kombëtare kushtuar Autizmit nga fëmijët e klasës së katërt të shkollës "Stavri Themeli", Korçë, realizuar për garën e Kompetencës Globale, në Olimpiadën XVII Kombëtare, organizuar nga "Udha e shkronjave" 

Klasa 3 Udha e shkronjave në projektin e Kompetencës Globale

Pjesë e Olimpiadës XVII Kombëtare, nxënësit tregojnë realizimin e projektit të tyre të Kompetencës Globale

Klasa 6 UDHA E SHKRONJAVE

Klasa 6 "Udha e shkronjave" shpjegojnë projektin e tyre të Kompetencës Globale

Projekti i shkollës "Udha e shkronjave"

Si pjesë e projekteve të shkollës për Kompetencën Globale, më 26 maj 2017, shkolla "Udha e shkronjave" ftoi nxënësit e shkollave "Sulë Misiri" dhe "Xhaferr Hakani" të bënin një ditë turistike në Tiranë. Udhëtimi u pagua nga nxënësit e shkollës "Udha e shkronjave", që në 25 maj kishin grumbulluar gjithashtu edhe shumë dhurata.  Një pjesë e nxënësve e shfrytëzoi këtë veprimtari si pjesë e projektit të Kompetencës Globale.

Alvi Allmuça, fitues në kompetencë globale

Alvi Allmuça, klasa 5, fitues në garën e Kompetencës Globale

Sindi dhe Flavia Tasellari, fituese në Kompetencë Globale

Flavia dhe Sindi Tasellari (binjake) janë fituese tradicionale në Olimpiadën Kombëtare "Udha e shkronjave".

Julind xhani & erin kërçiku, fitues në kompetencë globale

Ndiqni reflektimin e tyre mbi projektin e Kompetencës Globale

Kejsi Kordha, fituese në Kompetencë Globale

Kejsi është fituese tradicionale